Në mbledhjen e sotme te Këshillit Bashkiak të Fierit, u miratua harta e vijës bregdetare sipas plazheve në përputhje me një paketë turistike për zonën ku përfshihet turizmi arkeologjik, natyror dhe detar.
Perpara se te mblidhej Keshilli Bashkiak u zhvillua nje takim i Komitetit te Turizmit per Rajonin e Fierit ku i pranishem ka qene Ministri i Turizmit Blendi Klosi, i cili kerkoi miratimin e hartes se plazheve, ku ndarja do te jete 20 % publik dhe 80% privat, ne menyre qe te gjithe pushuesit te kene mundesi te pushojne ne vijen bregdetare.
“Sipas VKM brenda muajit mars duhet te kete perfunduar ndarja e vijes bregdetare te hapesires per operator turistik.
Tre jane kushtet qe duhet te plotesojne:
1. Krijimi i kushteve te higjenes.
2. Krijimi i sigurise ne plazhe , Vendosja e rojeve bregdetate per te siguruar jeten e pushueseve.
3. Caktimi i zonave te lundrimit, te mjeteve te shpejtesise.
Vija bregdetare i takon gjithe qytetareve dhe te ardhurat e siguruara nga mbledhja e taksave te investohen ne turizem dhe ne mbajrjen paster te ambientit.
Ministri kerkoi ndermarrjen e nje aksioni ne muajt shkurt mars, ne menyte qe te jemi gati per celjen e sezonit turisti ne prill.
Formalizimi i bizneseve ne fushen e turizmit
Per kete arsye ka nisur procesi i certifikimit te kategorizmit. “Deri ne fund te muajt mars te gjitha subjektet turistike duhet te kene perfunduar aplikimin.
Sipas ligjit te qeverise subjektet do te perfitojne 6 per qind ulje te TVSh-se”- tha Klosi.
Me pas u zhvillua Mbledhja e Keshillit Bashkiak, ku u miratua harta e vijes bregdetare sipas plazheve ne perputhje me nje pakete turistile per zonen ku perfshihet turizmi arkeologjik, natyror dhe detar.
Ne kete mbledhje Ministri theksoi se Fieri i ka te gjitha shanset per te zhvilluar nje oferte turistike te mire, pasi ka arkeologji, plazh masiv dhe festa lokale. “
Eshte e patolerueshme qe Fieri te mos.kete agroturizem te zhvilluar. Ka potenciale ende te pashfrytezuara ne turizem. Kete pasuri te madhe kombetare duhet ta ruajme ne menyre patriotike dhe ta kthejme ne ekknomi per shoqerine” -tha Klosi. Me fund harta e plazheve u miratua nga Keshilli Bashkiak. Te pranishem ishin Kryetari Bashkise Fier Armando Subashi, Kryetarja e Qarkut Evis Dhima Sema dhe Sekretari i Prefektures Arben Velo.