Reklame:

Perzgjedhja e plasmasit te duhur per mbjelljen e kulturave bujqesore!

Mësoni se cilat janë dallimet, përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të plasit të bardhe, bardhezi, të zi, të tejdukshem, plasmas me ngjyrë si edhe plasmasi ngjyrë argjendi të ndritshme dhe përzgjidhni ngjyrën përkatëse të plasmasit për rritjen e drejtë të kulturave tuaja, por edhe për parandalim të suksesshëm të barërave të këqija.

Plasmaset e tejdukshem karakterizohen nga mbartje më të madhe (prej 84%) dhe absorbim prej minimum 5% të rrezeve të dritës me gjatësi të shkurtër të valës. Njëkohësisht, plasmaset e tejdukshme reflektojnë deri në 88% të rrezeve të dritës me gjatësi të madhe të valës, duke e ngritur temperaturën e truallit nga 4.4. deri në 7.8 gradeC matur në 5 cm thellësi të sipërfaqes së tokës.

Nga ana tjetër aftësia e plasmaseve të tejdukshme të ndikojnë pozitivisht mbi ngrohjen e tokës varet shumë edhe nga mënyra se si përdoren ato, këto plasmas e lejojnë të kalojnë rrezet me gjatësi të shkurtër të valës, kurse nuk i lejojnë të kalojnë rrezet me gjatësi të gjatë të valës. Kur ato nuk janë të vendosura fort mbi sipërfaqen e tokës, rrezet me valë të gjatë të cilat emetohen nga toka mbeten të “mbyllura” nën plasmas, duke krijuar kushte siç janë ato në sera.

Në të kundërt nëse plasmaset e tejdukshem vendosen në mënyrë ideale, atëherë transmisioni i ngrohtësisë së truallit është më i vogël, kështu që dhe rritja e temperaturës së truallit është më i vogël. Ndryshimet e temperaturave ditore, gjithashtu, ndikojnë mbi temperaturën e tokes ku plasmaset  janë vënë si duhet (të përforcuara mirë edhe në gjatësi edhe në gjerësi) në krahasim me atë kur ato vetëm janë vendosur sa për të mbuluar sipërfaqen e tokës.

Gjithashtu, përvojat kanë dëshmuar se e fekti i ngrohjes së plasmasit të tejdukshem në krahasim me plasmaset me ngjyra është mjaft më e vogël në kushte kur koha është e vrenjtur, si edhe në hapësirat me rrezatim më të vogël diellor. Efekti i madh i përdorimit të plasmaseve të tejdukshme është në drejtim të solarizimit të tokes. Kjo është procedurë ku energjia e rrezeve të diellit, nëpërmjet ngrohjes së mbulesës e ngroh tokën deri në atë shkallë me ku shkaktohet degradim termik i baktereve, viruseve, nematodeve dhe farërat e barërave të këqija.

Në këtë drejtim, nga raportet e Kalifornisë janë marrë të dhëna sipas të cilave temperatura e tokes nën plasmas të tejdukshme, në 5 cm thellësi ka arritur të ngrohet deri në 60 gradeC. Për këtë qëllim mund të vendosen edhe plasmas më i lirë mbi sipërfaqen e truallit çka do të ndikojë në ngritjen e temperaturës në hapësirën midis tokes dhe plasmasit.

Që të shkaktohet efekti i ngrohjes intensive të tokes, plasmaset e tejdukshem duhet të jenë të ekspozuara ndaj ndriçimit intensiv dhe temperaturës për një periudhë kohore më të gjatë, prandaj përdorimi i tyre në kushte të klimës më të ftohtë është i kufizuar. Edhe pse plasmaset e tejdukshem kanë efekt pozitiv në solarizimin e truallit, përdorimi i tyre vetëm si mbulesa është pothuajse shumë i kufizuar. Janë regjistruar të ardhura të mëdha nga luleshtrydhet gjatë përdorimit të plasmaseve të tejdukshme, por në kombinim me preparate për dezinfektim të truallit siç është metili i bromit.

Meqenëse përdorimi i metilit të bromit është i ndaluar, dhe nga ana tjetër nuk ekziston zëvendës përkatës i tij, mundësia për kontroll të barërave të këqija nën plasmaset e tejdukshme është mjaft e kufizuar. Në toka ku nuk bëhet dezinfektim, plasmase te tilla kontrollojnë vetë 65% të barërave të këqija në krahasim me ato te zeza. Plasmaset e tejdukshem nuk janë të mire si mbulesa vetëm nëse nuk përdoren në kombinim me herbicidet ose dezinfektuesit për kontroll shtesë të popullatës së barërave të këqija.

Plasmaset e zinj plastike janë mbulesat më të përdorura në prodhimtarinë e kopshtit. Midis të tjerash, popullarizimi i tyre i dedikohet edhe çmimit të ulët të kostos për njësi të sipërfaqes në krahasim me llojet e tjerave të plasmaseve, por edhe efektit pozitiv që e kanë në ngrohjen e tokes duke e përmirësuar prodhimin e kulturës përkatëse, si edhe në veprimin dhe efektin që kanë në shkatërrimin e barërave të ndryshme të këqija. Për dallim nga plasmaset e tejdukshme ato të zinj i absorbojnë pothuajse të gjitha rrezet me valë të shkurtër duke siguruar ngrohje të tokes. Vendosja e tyre ideale gjatë së cilës realizohet kontakt i njëtrajtshëm me sipërfaqen e tokës është parakusht i domosdoshëm për zmadhimin e temperaturës së tokës. Me absorbimin e pothuajse të gjitha rrezeve me valë të shkurtër, temperatura në sipërfaqen e plasmaseve mund të arrijë edhe deri në 55 grade C.

Në kushte të tilla, temperatura në tokë në 10 cm nën plasmas mund të rritet për 3-5 gradeC. Gjatë vegjetacionit, kur ndonjë prej kulturave të kopshtarisë do të përparojë me zhvillimin e vet, ajo shkakton hijezim dhe temperatura nën plasmas bëhet disa gradë më e ulët që realisht është në të mirë të kulturës, në krahasim me situatën kur ajo kultivohet në tokë të pambuluar. Edhe pse farat e barërave të këqija nën plasmas mund të mugëllojnë, zhvillimi i tyre i mëtejshëm është ndalur. Prej këndej ky lloj plasmasi është zgjidhje ideale për prodhimin e hershëm në kopshtari.

Plasmasi me dy ngjyra – e bardhë me të zezë dhe plasmasi gri reflektues përdoren më pak në krahasim me ate te zi, por ato ende luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin e prodhimtarisë në kopshtari nëpërmjet zmadhimit të prodhimit dhe shkatërrimin e barërave të këqija.

Gjatë periudhës së vegjetimit kur temperatura e tokës zmadhohet, ngrohja e tokës e cila ka plasmas të zi mund t’i dëmtojë bimët dhe të ndikojë theksueshëm në zvogëlimin e prodhimit. Me qëllim që të tejkalohen dëmet mbi kulturat, por nga ana tjetër të kihet ende kontroll mbi llojet e ndryshme të barërave të këqija, janë futur plasmaset e bardhe dhe të argjendta reflektuese. Pa përdorim të dezinfektuesve, plasmaset e bardhe nuk jane joefikase në shkatërrimin e barërave të këqija sepse lejojnë depërtimin e më tepër drite, madje deri në 48% të rrezatimit të dritës.

Me qëllim që të shfrytëzohet efekti pozitiv i plasmaseve të bardhe dhe të zinj, janë krijuar ato dyngjyrëshe bardhezi, me të cilat kontrollohen me efikasitet barërat e këqija, kurse njëkohësisht nuk lejohet ngrohja e tepërme e truallit si rezultat reflektimit të rrezeve me ngjyrë të bardhë. Plasmaset bardhezi dhe të argjendta reflektojnë 48% përkatësisht 39% të rrezeve me valë të shkurtër. Reflektimi i tillë mund të shkaktojë ulje të lehtë të temperaturës në zonën e sistemit rrënjor në tokat ku janë të vendosura mbulesat e tilla krahasuar me tokën e zbuluar.
Lloje të Plasmaseve sipas ngjyrës:
Plasmasi i zi – Ekonomike, sigurojnë mbrojtje prej barërave të këqija dhe ngrohje të tokës.
Plasmasi i bardhe – Nuk sigurojnë mbrojtje të mira nga barërat e këqija. Rekomandohet në rajone ku është jashtëzakonisht nxehtë.
Plasmasi bardhezi – Sigurojnë tokë më të ftohtë dhe mbrojtje më të mirë nga barërat e këqija sesa plasmaset e bardhe.
Pasmasi i zi – argjend – E reduktojnë popullatën e insekteve të caktuara, ballafaqohen me sukses me barërat e këqija.
Plasmasi i tejdukshem – Të përshtatshme për solarizim të tokës.
Plasmasi i kuq – Ndikojnë mbi zmadhimin e prodhimit tek kultura të caktuara të kopshtarisë.