Reklame:

Parandalimi i mikrobeve ne qumesht – Rregulla te arta per mjeljen e lopeve

Qumështi është ushqim! Edhe pas gjithë proceseve duhet të mbetet ushqim!
Nëse gjiri i lopës nuk është i infektuar, qumështi në të është pothuajse steril. Ai kontaminohet gjatë mjeljes, ftohjes dhe ruajtjes, dhe mbi të gjitha qumështi është vendi i përshtatshëm për rritjen e baktereve të cilët janë kontaminuesit me të zakonshëm. Rritja e tyre e shpejtë, sidomos në temperaturë të larte të ambientit shkakton prishjen e dukshme të qumështit duke e bërë atë të pa mundur për ta konsumuar në treg si qumësht apo për ta përpunuar në produkte të tij. Mirëpo kjo mund të parandalohet duke përdorur disa mënyra të thjeshta për pastrimin e produkteve të qumështit.

Infeksioni i gjirit
Kërkesat bazë janë:
• Të mbajmë gjirin larg mundësisë së infeksionet (p.sh. mastiti)
• T’i pastrojmë lopët në mënyrë që gjiri dhe thimthat të jenë të pastërta
• T’i mjelim në mënyrë që të parandalojmë sa më shumë kontaktin me baktere
• Ta ruajmë qumështin në enë të pastërta dhe nëse është e mundur në temperaturë e cila nuk lejon rritjen e baktereve.

Praktika bujqësore e thjeshtë dhe me shpenzime të ulëta lejon që qumështi të prodhohet me një numër bakteresh me pak së 50,000 për ml/qumësht.
Ligji i artë i prodhimit të qumështit të pastër është “Parandalimi është më i mirë së kurimi”
Kurrë mos fi llo procedurën e mjeljes me pastrimin e thimthave. Arsye është se mikrobet që janë prezentë në kanalin e thimthës mund të zhvendosen më tej deri në brendësi të gjirit. Gjithmonë fi lloni me largimin e skurrilave të para.

Është e pa mundur të parandalosh plotësisht infeksionin e mastitit por me disa mënyra të vogla ai mund të mbahet në shkallë të ulet. Në shumicën e rasteve mastiti është i fshehur dhe edhe pse nuk është zbuluar ende nga fermeri ai normalisht nuk e rritë numrin e baktereve të qumështit të fermës në përgjithësi mbi 50,000 për ml. Kur arrihet faza klinike, numri i baktereve mund të arrijë disa miliona për mL dhe edhe nëse vetëm një nga katër gjinjtë e lopës është i infektuar kjo do të infektojë qumështin e gjithë fermës dhe do ta bejë atë të pa përdorshëm. Ndaj është e rëndësishme të përcaktohen rastet klinike dhe qumështi i tyre të përjashtohet nga rezervuari.
Burime të tjera të kontaminimit
Dezinfektimi i thimthës së gjirit
Kur lopët vendosen apo ushqehen në vende me shumë kashtë apo në livadh me barë të lartë, sipërfaqet e jashtme të gjinjve të tyre zakonisht kontaminohen me baktere. Çdo papastërti e dukshme në thimthat e tyre duhet të pastrohet me ujë të pastër para mjeljes. Pasi të pastrohen thimthat duhet të thahen. Picetat e letrës të cilat janë për një përdorim janë më të preferuara në këtë rast.

Pajisjet për mjelje

Filtrimi apo kullimi i qumështit largon papastërtitë e dukshme por jo bakteret sepse ato kalojnë përtej kullueses. Sipërfaqet e pajisjeve për mjelje apo ftohje të qumështit janë burimet kryesore të kontaminimit dhe zakonisht shkaku kryesor për përsëritje të herë pas hershme të numrit të lartë të baktereve. Ky lloj burim infeksioni mund të parandalohet me anë të pastrimit apo dezinfektimit të thjeshtë të këtyre pajisjeve. Pjesët e këtyre pajisjeve të përbëra prej gome janë të domosdoshme të pastrohen mirë apo ndërrohen herë pas here.
Çfarë duhet të ketë një dezinfektant i thimthave:
• Efekt të fortë pastrues por i pa dëmshëm për lëkurën e gjirit
• Rezistent ndaj ngarkesave organike (qumësht dhe papastërti)
• Ngjyrë të dallueshme në mënyrë që personi që kryen mjeljen të mund të shohë që produkti është aplikuar mjaftueshëm
• Veprim të shpejt
• Aftësi qetësuese për lëkurën

Pastrimi i pajisjeve për prodhimin e qumështit
Është e pa mundur që të largohen të gjitha mbetjet e qumështit nga sipërfaqet e pajisjeve që përdoren për mjelje dhe bakteret shumohen në këto sipërfaqe gjatë intervaleve ndërmjet mjeljeve. Ndaj nevojitet një pastrim i mirë dhe rutinor i tyre që përfshin:
• Të përdorim pajisje për mjelje që e kanë të lëmuar sipërfaqen e kontaktit me qumështin dhe kanë sa me pak kënd
• Ujë të pastër për pastrim
• Detergjent që të largohen mbetjet e qumështit

Furnizimi me ujë
Në disa raste, uji i cili përdoret për pastrimin e pajisjeve për mjelje paraqet burim të kontaminimit të qumështit me baktere. Nëse tubacioni i ujit nuk është i përshtatshëm për pije mund të konsideroni së uji është i ndotur ndaj duhet t’i shtoni hipoklorur në nivelin 50 mg/L për të pastruar ujin. Uji i fortë, (që do të thotë i përbërë nga përqindje e lartë e kaliumit dhe kripërave të tjera) do të shkaktonte veshjen e sipërfaqes së enës me mërç dhe do të reduktojë pastrimin e duhur. Në raste të tilla, është e nevojshme që herë pas here të përdoret acid kundër mërçit.

Detergjentet dhe dezinfektantët

Detergjentet janë të nevojshëm në pastrimin sa më të mirë të pajisjeve për mjelje dhe pajisjeve të tjera ndihmëse para dezinfektimit. Detergjentet ndihmojnë në largimin e depozitave të qumështit dhe papastërtisë. Efekti i detergjentit zakonisht ritet nëse pastrimi bëhet me ujë të ngrohtë, dhe nëse përdorim mjaftueshëm detergjent dhe bëjmë pastrimin në kohën e duhur. Ka shumë detergjent që janë të veçantë për këto lloj pastrimesh.
Dezinfektantët nevojiten për të shkatërruar bakteret e mbetura të cilat për pasojë shumohen ndonëse ena është pastruar. Alternativat për t’i shkatërruar janë me anë të nxehtësisë që aplikohet me ujë të nxehtë apo kimikate. Nxehtësia përshkon të gjithë enën dhe cepat e saj dhe i vret bakteret, duke mundësuar që temperatura e duhur të ruhet gjatë kohës së dezinfektimit. Efekti i kimikateve ritet me temperaturën por edhe kështu ato nuk kanë të njëjtin potencial depërtimi në sipërfaqet që janë vështirë të pastrohen.

Kur përdoret vetëm ujë i nxehtë, është mirë që uji për fillim të mos jetë më pak së 85°C, në mënyrë që deri mbas 2 minutash shpërlarje temperatura e ujit për pastrim të jetë të paktën 77°C.
Shumë kimikate janë të përshtatshme si desinfektant, disa prej tyre të përziera me detergjent (psh. detergjent-sterilizues). Përdorini vetëm detergjent të kontrolluar dhe gjithmonë përmbajuni udhëzimeve të manualit për përdorim.

Dezinfektantët e pajisjeve shiten si koncentrate prandaj shpesh janë gërryes dhe të dëmshëm për lëkurën dhe sytë. Në etiketat e tyre duhet të shkruhet përdorini me kujdes dhe mbajini larg fëmijëve. Dezinfektantët nuk duhet të përzihen pa u dhënë udhëzime të vecanta. Dezinfektantët në formë pudre duhet të mbahen në kushte të thatë. Nëse një detergjent ose/dhe dezinfektant i përqendruar bie në kontakt me lëkurën apo sytë zona e prekur duhet të shpërlahet menjëherë me ujë të bollshëm. Nëse përdoret acid mbani mend që acidi duhet shtuar në ujë dhe JO e kundërta.

Dhoma e mjeljes

Dhoma e mjeljes duhet të ketë një vend të veçantë të pajisur me:
• Gypat që furnizojnë me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë
• Govatën për larje
• Furça
• Sipërfaqen e punës
• Varëset dhe dollapët
• Nëse është i nevojshëm një gyp vakumi
• Termometër të qumështit (0°C – 100°C)
• Dorëza të plastikës si dhe syza të cilat mund t’i vishni kur përdorni kimikate.
(http://keshillabujqesore.com/)