Reklame:

Divjake-Karavasta, Parku me vlera natyrore dhe nje turizem te pashtershem

Parku Kombetare Divjake – Karavasta krahas rendesise se madhe mjedisore per floren dhe faunen, per speciet qe gjenden ne te per ligatinat etj., po kthehet ne nje atraksion turistik per te gjithe zonen.
Puna e mire qe eshte bere gjate ketyre viteve nga ana e AdZM Fier si dhe projektet e shumta te shoqatave mjedisore te huaja dhe vendase ne kete zone, e kane kthyer PKDK ne nje oaz te mrekullueshem mjedisor. Nje prej ketyre projekteve eshte edhe ai i Shoqatave Horizont EU dhe MEN “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi – INCA, ka si qellim nxitjen dhe promovimin e nje turizmi te zhvilluar ne harmoni me natyren duke u kthyer edhe ne vlera ekonomike per banoret e zones.

Ne emisionin Agronews ne Radio Lushnja te moderuar nga gazetari Shkelqim Bylykbashi ishin te ftuar dy specialistet e AdZM Fier Ervin Allushi dhe Elton Daka te cilet theksuan se turistet ne kete park nuk kane te mbaruar ne cdo stine te vitit.
Vrojtimi i zogjve, shetitjet me biciklete ose ne kembe ne shtigjet e hapura ne pyll, shetitja me varke ne lagune, kulla 360 grade, dyqani i suvenireve, IP kamera e vendosur ne Ishullin e pelikanit, kulinaria dhe gatimet e zones dhe pa harruar simbolin e parkut Xhonin pelikanin Kaçurrel i cili i jep mireseardhjen cdo vizitori, jane disa nga atraksionet e shumta qe jane zhvilluar dhe po zhvillohen ne PKDK.

Ngritja e grupit Junior Ranger eshte nje tjeter sukses i kesaj administrate. Nje grup femijesh nga zonat rreth parkut jane trajnuar dhe njohur me vlerat e parkut dhe ndihmojne e kujdesen bashke me stafin e AdZM-se si per turistet, per mos demtimin e parkut, per pastrimin e zones etj.
Censusi i shpendeve dimerues 2020 konfirmoi PKDK si parku me i rendesishem ne Shqiperi me numrin me te larte te specieve te ketyre shpendeve.

Gjithashtu u theksua se i vetmi vend i folenizimit te pelikaneve, Ishulli i pelikanit ne lagunen e Karavastase per vitin 2019 arriti ne 68 cifte pelikanesh.
Kjo rritje e cifteve te pelikanit kaçurrel ka ardhur si pasoje e ruajtjes dhe e krijimit te kushteve te duhura qe i ka krijuar administrata e AdZM Fier duke i kushtuar nje vemendje 24 ore ne 7 dite te javes.
per me shume ndiqni emisionin e plote: