Reklame:

Transmetimi i viruseve permes ushqimve – Ministria e Shendetesise jep porosite per qytetarët

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të mënjanojnë konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo mirë.

Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi.
Zakonisht sëmundjet respiratore nuk transmetohen me ushqim, i cili megjithatë duhet të trajtohet duke respektuar praktikat e mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin mes ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar
” shkruhet në mesazhin e ministrisë së Shëndetësisë.