Reklame:

Vendosja e mikroçipit tek kafshet

Mikrocipi është një transmetues i vogël me madhësinë sa një kokërr orizi mbuluar me një mbështjellëse silikoni për ta bërë të pranueshëm dhe të paluftueshëm nga antitrupat

“Cipi” cili vendoset nënlëkurë ku dhe qëndron përgjatë gjithë jetës së kafshës.

Kur një skaner kalon sipër një sinjal i transmeton skanerit një numër identifikimi i cili është unik.

Një numër i cili mund të shpëtojë jetën e mikut tuaj , një numër i cili mund t’ju bashkojë ju sërisht kur kafsha është larguar  dhe gjetur nga dikush tjetër, kur ka një konflikt rreth pronësisë së kafshës.

Në shumë vënde të botës vendosja e një mikrocipi është kthyer në një rutinë, po ashtu si kryerja e vaksinave. Shume shtëpi strehimi për qen dhe macet e rrugëve vendosin mikroçipat në mënyrë automatike sapo një qen, apo mace, apo ç’faredo lloj kafshe, shpendi sillet në to për tu birësuar.

Mikrocipi ka më shumë se 20 vjet që kryhet dhe historitë dhe benefitet rreth tij (mikrocipit) janë të shumta, e megjithatë ka ende njerëz që nuk kanë dëgjuar akoma rreth tij.

Një historik i shkurtër rreth mikrochipit.

Mikrocipi është i ndërtuar nga shtresa të ndryshme i mbështjellë me një shtresë silikoni , material gjysëmpërcues.Shtresat janë ndërtuar nga një proces i quajtur “fotolitografy” dhe ka në përbërje kimikate dhe gazra.

Zbuluesit e mikrocipit janë dy; Jack Kilby dhe Robert Noyce , dy inxhinierë elektronikë. Duke bërë kështu regjistrimin e patentës në emër të këtyre inxhinierëve.

 

 

 

Vendosja e mikrocipit.

Me anën e një shiringe të përbërë nga një age e dezenjuar posacërisht për këtë proces mund të kryhet vendosja e mikroprocesorit në më pak se 1 minutë.Procesi është pothuajse i njejtë me aplikimin e një vaksine nënlëkurë.Gjithsesi madhësia e ages shumë herë i tremb klientat nëse kafsha e tyre ndjen dhimbje apo jo. Theksojmë se studimet dhe vitet e eksperiences nuk kanë treguar probleme parësore apo sekondare nga vendosja e mikrocipit. Reagimet nga kafsha gjatë këtij  procesi janë minimale.