Reklame:

“Valtra H202” – Traktori i pare te cilit nuk i nevojitet shoferi!

Valtra H202 është traktori i parë të cilit nuk i nevojitet shofer.  Rritja e produktivitetit dhe efikasitetit si dhe zvogëlimi i mundit të njeriut eshte bere trend global, prandaj gjithnje e më shumë prodhuesit kërkojnë vazhdimisht dhe japin zgjidhje, përkatësisht automjete ku roli i shoferit është gjithnjë dhe më i vogël. Në automjetet rrugore dhe makineritë e punës, përkatësisht makineritë e punës që përdoren në bujqësi.

Case IH është anëtare e CNH Industrial’s Innovation Group dhe kanë zhvilluar një koncept të traktorit autonom i cili mund t’i bëjë tërësisht në mënyrë të pavarur të gjitha punët në bujqësi, përkatësisht në fushë. Si bazë shërben traktori robus Case IH Magnum, ku dizajnerët e kanë eliminuar pjesën e shoferit dhe i kanë dhënë një pamje atraktive dinamike.

Për drejtimin e këtij traktori përdoret teknologjia më e re GPS, radari, LIDAR (sistem për detektim të pengesave), kurse shoferi me këto funksione mund ta kontrolloje nga kolltuku, madje dhee më shumë automjete njëkohësisht, nëpërmjet konsolës komanduese. Gjithashtu, mund t’i mbikëqyrë të gjitha operacionet falë kamerës së vendosur. Në këtë mënyrë mund të zmadhohet produktiviteti, sepse gabimi i shoferit është në minimum, kurse saktësinë dhe rezistencën në kushtet kohore i garanton teknologjia moderne e cila është vendosur në të.

Për këtë traktor është vendosur motor Cursor 9, me vëllim pune prej 8.7 litrash, me fuqi maksimale prej 367 ks dhe moment rrotullimi 1806 Nm gjatë 1.500 rrotullimesh në minutë. Fuqia e motorit përdoret për lloje të ndryshme operacionesh. Falë transmisionit, shpejtësia e traktorit mund të jetë nga 0,03 km/h deri në 50 km/h.

Ky traktor tërësisht i pavarur me pamjet ultra moderne është e ardhmja e bujqësisë. Lëviz me ndihmë të motorit të përparuar me hidrogjen dhe motor elektronik që realizon një moment enorm të rrotullimeve. Traktori Valtra H202 është me menaxhim nga largësia dhe thuhet se do të jetë e ardhmja e bujqësisë për shumë arsye.

Makineria punon me hidrogjen të cilin e kontrollon aplikimin mobil dhe ky është i pari i këtij lloji me këtë teknologji. Dizajni është i dizajnerit 24-vjeçar italian Lorenco Marioti. Traktori mbushet me energji ose me mbushje induksion derisa prodhohet hidrogjen duke e përdorur metanin e fituar nga ferma. Përveç kësaj ky traktor autonom mund të bëjë më shumë sesa njeriu sepse i përsërit detyrat komplekse edhe ato detyra të cilat përsëriten gjatë gjithë ditës.

Blerësit kanë mundësinë që të zgjedhin ngjyrën e traktorit, kurse H202 duhet të bëjë të gjitha punët gjatë natës, kurse fermerët punët e tjera në pjesën e ditës. H202 përfshin një larmi teknologjish, duke përfshirë diodat laser për dritë me siguri të përparuar dhe me menaxhim nga larg, që mundëson kontroll të makinerive nëpërmjet aplikacionit ne celular ose tablet.

Edhe pse traktori është i pavarur në përgjithësi, kreatori i tij Marioti dëshiron që kohë pas kohe, makinerinë ta drejtorë edhe fermeri sepse njerëzit janë shumë të mirë në gjetjen e zgjidhjeve kreative për situata të papritura.