Reklame:

Studimi: Zevendesimi i proteinave me produkte bimore ul rrezikun e semundjeve te zemres

Në studimin e bërë me 37.000 amerikanë është vërejtur se personat të cilët kishin konsumuar proteina nga produkte bimore, ishin 27% më pak të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare, në krahasim me ata që i marrin proteinat nga mishi, raporton CNN.

Sipas ekspertëve, ju mund të merrni proteinat e duhura jo vetëm nga produkte shtazore, por edhe nga produkte me bazë bimore. Disa nga këto ushqime me bazë bimore, që i japin proteinat e nevojshme dhe i zëvendësojmë ato të mishit janë: soja, bizelet, thjerrëzat, arrat, farat kuinoa dhe shumë produkte të tjera.

“Nuk mjafton vetëm të hiqni dorë nga mishi. Është shumë e rëndësishme që në vend të tij të konsumoni produkte me bazë bimore”, tha Dr. Zhilei Shan, autor i hulumtimit të fundit nga Universiteti i Harvardit.