Shtimi i pemëve frutore bëhet nepermjet dy mënyrave kryesore që janë:
i) Me farë (seksuale ose gamike);
ii) Me pjesë vegjetative (agamike).
Per te realizuar filiza dhe fidana cilësore, është e domosdoshme sigurimi i materialit mbjelles bazë. Kjo do te thote që elementet prodhues (fillesat) te filizave/fidanave, duhet te merren nga individe te cilët manifestojne elementet me te mirë te prodhimit dhe që i pergjigjen plotesisht destinacionit te kultivimit.
Bimët e prodhuara nepermjet farës. Ne praktike shtimi i pemëve frutore nepermjet farës është shumë i rralle.
Kjo sepse filizat e marra nepermjet mbirjes se farës, zakonisht japin pasardhes te pa pershtatshem per kultivim, sepse:
i) Nuk i transmetojne vlerat dhe cilësite e mira te bimëve mema;
ii) Hyjne vonë ne prodhim.
Rastet e shumëzimit me anë te farës bëhen vetem atëhere kur farërat janë marrë nga bimët mema, te cilët këto te fundit janë te perfituara si rezultat i kryqëzimeve prinderore te kontrolluara dhe te seleksionuara me kritere shkencore. Gjithashtu rastet e shumëzimit me farë bëhen edhe atëhere kur prodhohen nga farërat heteroze (F1).
Filizat e marra nga mbirja e farerave, perdoren vetem atëhere kur këto perdoren si nënshartesa. Ne kete mënyre pergatiten pothuajse te gjithë llojet e pemëve frutore si tek faroret ashtu edhe tek bërthamoret.
Bimët e prodhuara nepermjet shtimit me anë te pjesëve vegjetative. Perveç mënyres se shtimit me farë, fidanat e pemëve frutore pergatiten edhe me Metodën e Shumëzimit Vegjetativ. Shumëzimi vegjetativ te pemët frutorë, bëhet ne 3 rruge:
i) Me rrenjëzimin e çdo pjesë vegjetative te kurores;
ii) Me anë te shartimeve te filizave te prodhuara nga fara me mbishartesa (sytha, kalema) te individeve te seleksionuar;
iii) Shtimi nepermjet mënyres “in vitro”.
Mënyra e shumëzimit vegjetativ te fidanave, perdoret gjeresisht pasi nepermjet kesaj mënyre sigurohen këto avantazhe:
a) Perfitohen fidana direkt dhe ne një kohe relativisht te shkurter, me vlerat me pozitive te cilët vijne nga një bimë tjetër mëmë me tregues me te lartë sasior dhe cilësor te prodhimit te deshiruar, vlera te cilët ruhen ne mënyre te padiskutueshme;
b) Shumëzohen forma bimore me vlera me te mira ne perputhje me destinacionin e kultivimit;
c) Shumëzohet një individ i cili ka dale si me i miri nga puna seleksionuese e eksperimentale;
d) Ruhen ne mënyre te panderprerë veçorite e një forme bimore e cila per momentin nuk është e nevojshme, por që me vonë duhet si e tille per te qëne ne banken gjenetike te koleksionit;
e) Futen shumë me shpejt ne prodhim, etj.
Bimët e prodhuara nepermjet shtimit “in vitro”, kanë këto avantazhe:
1) Shtim shumë te shpejtë dhe ne një kohe shumë te shkurter te formës bimore te deshiruar;
2) Ne një siperfaqe te vogel merren një sasi teper e madhe bimësh. Ne 1m2 shtrat mund te merren rreth 20-25 mije bimë/pasardhes;
3) Shtim pa nderprerje gjatë te gjithë vitit;
4) Shtim i formave bimore nepermjet copave te rrenjëzuara pa qëne nevoja e shartimeve;
5) Sigurohen bimë sterile dhe absolutisht te pasterta nga bakteriozat, virozat dhe semundjet e tjera kriptogamike;
6) Sigurohet një kosto shumë e ulet prodhimi;
7) Krijon mundesine e marrjes se materialit te paster nga memat, nepermjet perzgjedhjes se tyre nga individet me te mirë, etj.
MËNYRA E PËRGATITJES SE FIDANAVE NEPERMJET FARERAVE HIBRIDE
Per te prodhuar fidana hibride cilesore, me parë duhet te sigurohet origjina e materialit mbjelles, ose e thene ndryshe Materiali Mbjelles Mëmë. Me pas duhet te kalohet ne fazen tjetër ate te Prodhimit dhe te Shumëzimi te Fares.
SIGURIMI I MATERIALIT MBJELLES MËMË
Per te pergatitur fidanë cilesore dhe sipas destinacionit te caktuar, me parë duhet te sigurohet materiali mbjelles. Baza e materialit mbjelles është fara. Fara duhet te zgjidhet nga format bimore (individe si bime mema) te pasterta nga ana gjenetike, te pastra nga ana fito-sanitare, te zhvilluara shumë mirë, me prodhimtari te lartë frutash dhe me cilesi, ose me te tjere tregues sipas destinacionit te kultivimit, etj. Gjithashtu fidanat e prodhuar nga farerat duhet te sigurojne efektin e heterozit. Kjo realizohet nëse komponentet prinderore, zgjidhen ne mënyre te pershtatshme dhe te afta per t’u kryqezuar njëri me tjetrin dhe me aftesi transmetuese/stabilizuese te cilesive me te mira, e thene ndryshe te efektit te heterozit dhe te faktoreve te tjere te dobishem.
KRIJIMI I PARCELAVE TE HIBRIDIZIMIT DHE PRODHIMI I FARERAVE HIBRIDE
Pasi zgjidhen format e duhura bimore si prinder, krijohen Parcelat me Bima Mema. Keshillohet qe individet prinderor, te cilet perbëjnë bazat e materialit mbjelles, te kene aftesi rrenjëzuese nga pjesët vegjetative te tyre. Kjo ka rendesi, mbasi farat e prodhuara nga ato, te mos jenë te ndikuara gjenetikisht nga ndikimi i nënshartesës. Per te lehtesuar procesin e pllenimit te kryqezuar gjatë përgatitjes se fares hibride, keshillohet qe individed qe do te shërbëjnë si baba, duhet te jenë me sterilitet femërore, ndërsa individet qe duhet te shërbëjnë si nëna duhet te jenë me sterilitet mashkullore. Linjat nëna (♀) apo baba (♂), duhet te jenë plotesisht te stabilizuara gjenetikisht. Per prodhimin e fares hibride, duhet qe individet e zgjedhur si bime mema te cilet kanë një ose disa tiparë te dobishme, te kene aftesine te kombinohen me individe baba, te cilet zoterojne një ose disa tipare te tjera te dobishme. Ato nuk duhet te permbajne faktore negativ reçensiv te atillë (te fshehur), qe pas kryqezimeve te manifestohen si deçizive (te çfaqura).
Pas perzgjedhjes/seleksionimit te individeve (mëmë apo babe), bëhet shumëzimi i tyre. Ato shumëzohen me anë te pjesëve vegjetative, si: perpanja, copa, kalema, kembeza, etj, te cilet perfitohen fidanat e bimeve mema (♀) dhe fidanat e bimeve baba (♂), te pasterta gjenetikisht. Këto duhet te mbillen ne mënyre te kombinuar ndërmjet tyre dhe farerat e marra nepermjet kryqezimit, perdoren si farerat hibride.
Bimet si prinder (♀ dhe ♂) mbillen ne rreshta 4 x 4 m dhe me një raport te caktuar ku një bime mashkull (me sterilitet femëror), te kete per detyre te polenizoi tre bime te tjera femra (me sterilitet mashkullore). Me qëllim qe te eleminohet mundesia e ardhjes se polenit nga një parcele tjetër e padeshiruar, është e nevojshme te bëhet izolimi i parceles hibride me një largesi jo me pak se 1 km.
Per te marre bime te shendetshme dhe me një sasi poleni te bollshem dhe me sa më shumë farera me vlera te larta hibride, është e nevojshme qe toka e parceles se hibridizimit para mbjelljes se fidanave te pleherohet shumë mirë me: N2O rreth 100-120 kg l.ak/ha, P2O5 100 – 180 kg l.ak/ha, K2O 60 – 120 kg l.ak/ha, si dhe masat e tjera agroteknike si ujitje, prashitje, lufta kunder semundjeve dhe demtuesve, etj, te bëhen ne sasi dhe cilesi shembullore.
Koha e nevojshme qe duhet per te prodhuar individe si komponente prinderore me te gjitha procedurat përkatëse, duke filluar nga perzgjedhja e formave bimore më me interes (si komponent prinderore) dhe puna per kryqezimin e tyre, duhen gati rreth 10 vjet pune kerkimore dhe seleksionuese. Ndërsa koha per prodhimin e farerave hibride është akoma me e madhe.
Per nxjerrjen e fares veprohet ne kete mënyre. Frutat e individeve femërore, mblidhen me kujdes pa u perzier me frutat e bimeve meshkuj dhe vedosen ne vënde te veçanta me etiketa përkatëse. Ndërsa frutat e bimeve baba nuk mblidhen. Sasia e farerave qe nxirret nga një bime mëmë varet nga mosha e pemës si dhe nga agroteknika e aplikuar.
ORGANIZIMI I FIDANISHTES
Fidanishte quhet njësia ekonomike bujqesore qe organizon prodhimin e fidanave te pemëve frutore, sipas hallkave te teknologjise se kohes (Sotiri, P. 1995). Per te ngritur nje fidanishte duhet te kihen parasysh disa kritere qe jane:
i) Toka dhe kushtet klimaterike te jene te pershtatshme per te gjithe llojet e bimeve qe do te shtohen. Kjo do te thote se zona ku do te prodhohen fidanat frutore, duhet te kete nje klime te pershtatshme per ato lloje pemësh qe është parashikuar te prodhohen. Keshtu psh, n.q.s. do te prodhohen fidana agrumesh, sigurisht qe fidanishtja do te organizohet ne zonat me klime te ngrohte. Ndërsa per te prodhuar fidana te grupit te faroreve dhe te bërthamoreve, fidanishtja mund te vendoset neper zonat e larta si Korca, Pogradeci, Peshkopia, etj, ku klima është e disfavorshme.
ii) Vendi duhet te plotesoje te gjitha kushte dhe hallkat e teknologjise se kultivimit dhe te rritjes se fidanave. Kjo do te thote se siperfaqja e tokes duhet te jetë e sheshtë, me mundesi ujitjeje, me perberje mekanike agjilo-ranore, te pershkueshme nga uji.
iii) Fidanarritesit duhet te kene te gjithe njohurite e duhura per te rritur te gjithe llojet e pemëve frutore qe jane planifikuar te prodhohen ne ate fidanishte, etj.
HALLKAT TEKNOLOGJIKE PER PRODHIMIN E FIDANAVE FRUTORE
Fidanishtet zakonisht zene siperfaqe relativisht te vogla dhe madhesia e tyre varet nga sasia dhe struktura e fidanave qe është planifikuar te prodhohet. Nga 1 ha fidanishte zakonisht mund te prodhohen rreth 30-40 mije fidana frutore (ose 60 mije fidana hardhije). Nga kjo kuptohet se per te krijuar nje pemëtore me permasat 4 x 2,5 m, me sasine e fidanave te prodhuar brenda nje viti mund te mbillen rreth 60 ha pemishte. Vete struktura e fidanishtes perbehet nga keto sektore: i) sektori i pemëve mema; ii) sektori i shtimit dhe iii) sektori i formimit.
SEKTORI I PEMËVE MEMA
Te sektori i pemëve mema, merren farerat per prodhimin e filizave qe do te sherbëjnë si nenshartesa. Nenshartesat duhet te plotesojne keto kritere:
i) te shtohen me lehtesi, shkalle te larte zenjeje dhe te kene afinitet me mbishartesat;
ii) t’i pershtaten kushteve klimateriko-tokesore te zones ku do te shkojne si fidane. Sipas prejardhjes ato mund te jene me origjine te eger, ½ te egera, te kultivuara.
Sipa fuqise se rritjes, ato mund te jene, me rritje te fuqishme, mesatare dhe te dobeta. Pervec formes farore nga sektori meme mund te merren edhe pjeset vegjetative te cilet rrenjezohen dhe me pas behet shartimi i tyre. Gjithashtu ne kete sektor merren edhe kalemat/sythat, te cilet do te sherbëjnë si mbishatesa.
SEKTORI I SHTIMIT
Ne sektorin e shtimit ndodhen: i) Farishtja dhe ii) Coptorja. Nga farishtja prodhohen filizat te cilet rrjedhin nga mbirja e farerave te marra nga bimet mema. Mbjellja e farerave zakonisht behet ne vellaja te ftohta, ne shtreter te nxehte, ose ne serra. Nga 1 m2 farishte te faroreve mund te merren rreth 25-30 filiza farore ose rreth 25-30 mije filiza per 1000 m2. Ndërsa nga copetorja merren llastaret qe vine nga mbjellja e copave/kalemave dhe te pjeseve te tjera vegjetative.
Nenshartesat e marra nga mbirja e fares. Fidanat e prodhuara dhe te shartuara nga filiza te ardhura nga mbirja e fares, japin nje bime te fuqishme, me sistem rrenjor te thelle dhe qe i durojne kushteve te disfavorshme. Ato hyne me vonë ne prodhim te plote, por qe jetojne me gjate.
Nenshartesat e marra nga rrenjezimi i pjeseve vegjetative. Kohet e fundit ne vend te nenshartesave te prodhuara nepermjet mbirjes se farerave, po perdoren gjeresisht nenshartesat e ardhura nga rrenjezimi i pjeseve vegjetative. Bimet e prodhuara me nenshartesa qe vine nga rrenjezimi i pjeseve/copave vegjetative, kane aftesine te japin bime me rritje te shpejte por te shkurter dhe koha e futjes ne prodhim te plote është me e shkurter. Ruhen shume mire aftesite gjenetike te mbisharteses, etj. Ndërsa si ane negative konstatohen se bimet jetojne me pak, kerkojne nje toke te shkrifet te thelle per aresye se sistemi rrenjor është i dobet, kane jetë me te shkurter, etj.
SEKTORI I FORMIMIT
Nga sektori i formimit (ose shartesorja), mbillen filizat e prodhuara nga mbirja e farerave ose e copave te rrenjezuara me metoden vegjetative, te cilet do te sherbejnë si nenshartesa dhe me pas do t’i nenshtrohen procesit te shartimit. Ne kete sektor futen edhe filizat e ardhura nga mbirja e farerave hibride te cilet nuk do ti nenshtrohen procesit te shartimit, por do te rriten deri sa te formohen si fidan brenda kushteve te standartit.
Sipas kohes se pergatitjes se fidanit sektori i shtimit e thene ndryshe shartesorja ndahet ne: i) Shartesorja e vitit te pare; ii) Shartesorja e vitit te dyte dhe ne disa raste edhe iii) Shartesorja e vitit te trete. Sot me avancimin e teknikave te reja, farerat ose mbillen direkt ne shartesore ose mbillen direkt ne vazo/qese plastike dhe aty behet edhe shartimi i tyre. Per te eleminuar rastet e infektimit kryesisht nga semundjet e ndryshme, keshillohet qe toka e fidanishtes te qarkulloje ne çdo 4-6 vjet.
TEKNOLOGJIA E NXJERJES SË FARËS DHE RUAJTJA E TYRE DERI NË MBJELLJE
Farerat qe perdoren per prodhimin e filizave merren nga bimet mema qe jane te sektori i pemëve mema tek fidanishtja. Nga molla e eger, mollçina, farerat merren tek frutat qe akoma nuk jane futur ne pjekjen e plote. Te bërthamoret si kumbulla e eger, farerat me te mira merren tek kumbulla e eger me ngjyre te verdhe dhe pjekja e frutave duhet te jene nga faza e mesme deri ne te vonë. Nga qershia e eger farerat hiqen te llojet me ngjyren e frutave te kuqe ne te çelur dhe ne fazen e pjekjes se plote.
Frutat e vjelura shtrohen ne shtresa 30 – 40 cm dhe pasi fermentohen shtypen dhe kalohen me sita me madhesi vrimash me diameter pak me te madh sesa diametri i fares. Farerat e dala shplahen disa here me uje te paster dhe shtrihen ne një beze ne hije ne një shtrese 0,5 – 1 cm per t’u thare. Pas 3-4 oresh farerat perzihen disa here per t’u thare me mirë. Farerat futen ne thase bezeje kur % e lageshtires per faroret te jetë rreth 15-16% dhe per bërthamoret rreth 18-24%. Sasia e fares se thare futet neper thase me peshe 25 – 40 dhe para vendosjes se tyre neper magazina, duhet t’ju nenshtrohen analizave laboratorike.
Nepermjet tyre duhet te nxirren këto tregues:
i) Pastertia e fares,
ii) Fuqia mbirese
iii) Pesha e 1000 farerave.
Fara mbahet ne vënde te thata dhe ne një temperature konstante rreth 150C. Lagështira e ajrit nuk duhet te kaloje mbi nivelet 60-65%. Para vendosjes neper magazina fara duhet te dezinfektohet me preparate kunder demtuesve dhe semundjeve kerpudhore. Teprica e lageshtires apo thatesira me e madhe, ben qe farerat te humbin se tepermi fuqine mbirese.
Prandaj është e domosdoshme shtratifikimi ne rere te njome lumi (jo deti sepse permban kripe) te lagur dhe me raport 1 pjese fare dhe 3 pjese rere. Farerat e qershise, mezhdralles, kumbulles, pjeshkes, zerdelise, kajsise, etj, duhet te shtratifikohen menjehere pas heqjes nga frutat. Madje ne teknologjine e sotme, farerat e arres, pjeshkes, kajsise, etj, mund te mbillen direkt ne farishte pa bere shtratifikimi e tyre.
Farerat e shtratifikuara jane gati per t’u mbjelle vetem atehere kur rreth 20-30% e tyre te kene mugulluar (fillim mbirjeje). Farerat e molles, ftoit dhe te dardhes duhet te shtratifikohen per 90-110 dite. Farerat e pjeshkes, kajsise, bajames, qershise, etj, duhet te shtratifikohen per 160-180 dite. Farerat e qershise, kumbulles, mezhdralles, etj, duhet te shtratifikohen per 150-160 dite; te bajames 80 dite, te arres 100 dite, etj. Pas mbarimit te periudhes se shtratifikimit farerat mbillen direkt ne farishte ose per arre, bajamen, pjeshken direkt ne shartesoren e vitit te pare ose ne qese plastike, kartoni, etj.
Per te prodhuar nje kg fare sipas llojeve te pemëve frutore duhet nje sasi frutash si vijon: Molle te egra 100-130 kg; dardha te egra 90-120 kg; qershi te egra 10-14 kg; mezhdralla 8-10 kg; kumbulla te egra 12-17 kg; kajsi/zerdeli 10-12 kg; pjeshka 17-35 kg; hurma 5-8 kg; mani 80-100 kg, etj.
MBJELLJA E FARERAVE NE FARISHTE DHE SHERBIMET PAS MBJELLJES
Ne zonat me klime te ftohet farerat mbillen nga mesi i Shkurtit dhe vazhdon deri ne mesin e Marsit. Ne zonat me klime te ngrohte mbillen menjehere nga muajt Tetor-Nendor. Ndërsa ato specie qe kane fuqi mbirese te ulet si hurma, arra, pjeshka, bajamja, etj, pasi hiqen nga frutat mbillen direkt ne farishte.
Fidanat pergatiten ne dy mënyra, te cilet janë: i) Fare e mbjelle direkt ne farishte dhe pastaj bëhet trapiantimi ne vëndin e fidanishtes (shartesore vitit te I); ii) Fare e mbjelle direkt ne token e fidanishtes/shartesores. Sipas praktikes mënyra e parë ka rezultate me te mira, sepse sasia dhe cilesia e fidanave per ne fidanishte është e garantuar, por se kjo metodë ka një kosto me te lartë. Ndërsa mbjellja e fares direkt ne fidanishte kushton me pak, por sasia e fares se shpenzuar duhet te jetë me e madhe sepse ne shumë raste krijohen deshtime/humbje gjatë procesit te mbirjes.
Per te patur një sasi fidanash brenda standarteve te duhura dhe brenda sasise se duhur, është e domosdoshme qe llogarite te bëhen mirë te cilet konsistojne ne këto drejtime:
i) Siperfaqja e farishteve;
ii) Sasia e fares se nevojshme;
iii) Sasia e hedhjes (norma) se fares per njësi te siperfaqes se farishtes.
Ne ndihme te ketyre llogaritjeve vine treguesit laboratorik qe janë: i) fuqia mbirese, ii) pastertia mekanike.
Numri i farerave qe ndodhen ne nje kg fare dhe sasia e fares se nevojshme per te mbjelle 1000 m2 farishte, jepen ne tabelen e meposhtme.
Mënyra e përgatitjes se fidanave me trapiantim te filizave, konsiston ne mbjelljen e fares direkt ne vllanja, shtreter, kaseta, module, etj, dhe ne vitin e ardhshem ato mbillen ne direkt ne fidanishten e vitit te parë. Hedhja e fares ne farishte bëhet me dore. Me qëllim qe te sigurohet një uniformitet i shperndarjes se fares per njësi te siperfaqes se farishteve (kryesisht per farerat e imta), është e domosdoshme qe para shperndarjes farerat te perzihen me 5-7 pjesë rërë. Fara duhet te mbulohet ne jo me shumë se 1,5 – 2 cm trashesi me dherishte ose humus te parapergatitur dhe te situr. Ndërsa mbjellja ne kaseta apo module te gatshme plastike bëhet me dore ose me makina te posacme dore dhe nëse kushtet e ambjentit ku janë kasetat/modulet, sigurojne kushte optimale per mbirje, atëhere afati i mbjelljes se farerave mund te pershpejtohet. Fidanat e prodhuara direkt neper module apo kubike te parapergatitura, kanë avantazhet me te mira pasi kur ato mbillen ne vëndin e fidanishtes, e vazhdojne vegjetacionin pa strese te ndjeshme.
Pas përgatitjes se vllajave siperfaqja e tyre ujitet me lehte me lagese (ose shihedhesa) me qëllim qe te dheu te njomet. Pas 2-3 ditëve bëhet thyerja e kores dhe dhe siperfaqja e vllajave nivelohet me anë te krehrave te posaçem shkrifterues. Pas kesaj procedure bëhet ngjeshja e lehte e siperfaqes se tokes me anë te një derrase. Farera duhet te mbillet me rreshta ne gjeresine 20 cm njëra nga tjetra. Kjo realizohet me anë te një derrase me gjeresi 70-80 cm gjeresi ku te jenë ngulur gozhda ne gjeresite perkatese. Derrasa montohet ne një bisht dhe terhiqet ne mënyre te tille qe te krijohen rreshtat e hedhjes se fares ne te gjithë gjatësine e vllanjës se pergatitur. Farerat hidhen zinxhire njera pas tjetres. Farerat mbulohen me dherishte (nje pjese pleh i kalbur/humus dhe 1 pjese rere lumi) ne trashesine nga 3 cm per farerat e imta deri ne 5 cm per farerat e medha. Per te patur rezerva ne prodhimin e filizave zakonisht shtohet rreth 10-15% e siperfaqes se farishtes.
Per mbirjen e shpejtë te farerave ne farishte, duhet te mbahen parasysh kryerja sa me mirë e ujitjeve. Ujitja duhet te bëhet pa teprime, me qëllim qe lagështira e substratit te jetë rreth 65-75% e kapacitetit ujembajtes. Temperatura e nevojshme/optimale per mbirjen e farerave është rreth 18-250C. Ne këto temperatura fara bemyhet per 10 -15 ditë dhe per 18 – 22 ditë, fidanat dalin ne siperfaqe te farishtes (rreth 90-95% e farerave). Pas mbirjes se farerave bëhet kujdes ne sigurimin e lagështires optimale nepermjet ujitjeve te here pas hershme dhe pa teprime. Gjithashtu masa merren edhe ne pastrimin e vazhdueshem te barerave te keqia, te cilet duhet te hiqen me dore. Kur filizat e mbira te kene arritur lartësine 5-6 cm, duhet te bëhet rrallimi i tyre, duke i lene ato ne distancat 3-4 cm larg njëri tjetrit (hiqen me te dobetat dhe ato te shendoshat shfytezohen per te zevendesuar vendet bosh). Kjo mase ndikon ne rritjen e njëtrajteshme te tyre. Rrallimi i dyte behet rreth dy jave pas te parit duke lene 3-5 cm filizat e faroreve dhe 5-6 cm filizat e agrumeve.
Gjatë periudhës se Veres bëhen kujdes ne sigurimin e ujit ne toke, nepermjet 3-5 ose me shumë ujitjeve, si dhe disa pleherime me doza te vogla (zakonisht 1 pleherim pas rrallimit te pare dhe nje tjetër rreth nje muaj me vonë) sipas nevojave me kombinimet NPK. Gjate vegjetacionit behet kujdes per luftimin e semundjeve dhe demtuesve te ndryshem. Ne periudhën e renies natyrale te gjetheve, filizat duhet te kene arritur lartësine 60-70 cm lartësi, ku pjesa me e madhe kercellit te jetë e pjekur dhe te qendrueshme ndaj ngricave te dimërit.
Pas renies se gjetheve bëhet shkulja e filizave me kujdes qe te mos demtohet sistemi rrenjor. Pas shkuljes bëhet shkurtimi i rrenjëve ne gjatësine 12-15 cm dhe seleksionohen ne 2 kategori. Ne kategorine e pare futen ato filiza ku diametri ne qafen e tyre duhet te jene:
i) per faroret; ne kategorine pare duhet te futen filizat me diameter ne qafen e kercellit nga 6-9 mm dhe me 3 rrenje skeletore, ne kategorine e dyte nga 4-6 mm dhe po me 3 rrenje skeletore.
i) per bërthamoret dhe agrumet; ne kategorine pare duhet te futen filizat me diameter ne qafen e kercellit nga 4-6 mm dhe me 3 rrenje skeletore, ne kategorine e dyte nga 3.5-4 mm dhe po me 3 rrenje skeletore. Filizat e shkulura nga farishtet pas klasifikimit lidhen ne tufa me nga 50-100 cope dhe etiketohen sipas llojeve dhe kategorive. Pastaj dergohen ne parcelen e shartesores se vitit te pare ku ose mbillen direkt per zonen e ngrohte ose shtratifikohen ne mjedise te mbrojtura ne nje shtrese tallazhi e perzier me rere te lagur lumi deri ne lartesine 15 cm.
SHARTESORJA
Ne shartesore filizat e perfituara nga mbirja e farerave, do t’ju nenshtrohen procesit te shartimit me mbishartesat e deshiruara, te cilet jane marre nga bimet mema, si individe me te mire. Momenti nga shartimi e deri ne pergatitjen e plote te fidanit, kalon nepermjet shartesores e cila per disa fidana duhet te kalojne 3 vjet dhe disa te tjera (berthamoret ne pergjithesi) zakonisht qendrojne per dy vjet.
SHARTESORJA/FIDANISHTJA E VITIT TE PARE
Per përgatitjen e fidanishtes masat duhet te merren qysh ne periudhën e Veres. Toka duhet te plehrohet me rreth 40-50 kv/dn plehra organike, 0,4-0,5 kv/dn plehra potasike si dhe 0,5-0,6 kv/dn ato fosforike. Këto plehra duhet te shperndahen para plugimit dhe menjëherë te bëhet plugimi ne thellesine 40-50 cm. Qëllimi i plugimit ne periudhën e veres bëhet me qëllim tharjen/demtimin ne maksimum te barerave te keqia si dhe mobilimin e lendes organike ne toke. Plugimi i dytë (ose frezimi) duhet te bëhet rreth një jave para mbjellje se filizave/fidanave.
Pas frezimit te tokes bëhet hapja e brazdave qe do te shërbejnë per mbjelljen e filizave/fidanave. Brazdat duhet te hapen ne thellesine 30-35 cm dhe ne largesine 70-80 cm nga njëra tjetra. Nëse nuk është bere pleherimi organik dhe mineral gjatë periudhës se përgatitjes se tokes, ato mund te hidhen neper brazdat e hapura, por me kujdes qe plehrat gjatë mbjelljes se fidanave, te mos kontaktojne me sistemin rrenjore te tyre sepse ulet perqindja e zënjeve. Mbjellja e fidanave bëhet ne largesine 20-25 cm duke e ngjeshur lehte dheun me qëllim qe rrenjët te kontaktojne mirë me te. Periudha e mbjelljes se filizave ne zonen e ngrohte mund te filloje menjëherë pas renies natyrale te gjetheve dhe mund te vazhdoje deri ne fund te muajit Shkurt. Per zonen e ftohte fillon nga mesi i Shkurtit deri ne mesin e Marsit.
Para mbjelljes se filizave ne fidanishte atyre i’u shkurtohen rrenjet ne gjatesine 15-18 cm, majat e llastareve shkurtohen ne lartësine 20-25 cm mbi qafen e rrenjes. Rrenjet ngjyhen me nje perzierje bajge e fresket dhe argjil me qellim stimulimin e zenjes. Thellesia e mbjelljes është e njejtë me ish-thellesine qe ishte ne farishte. Pas mbjelljes behet ujitja. Ne ato raste kur ne shartesoren e vitit te pare mbjellja nuk behet me filiza por direkt me fare (arra, bajamja, etj,), skema e mbjelljeve është e njejte. Pas mbirjes se farerave behet rrallimi duke i lene ne largesine 20-25 cm nga njeri tjetri.
Ne rastin e përgatitjes se fidanave me anë te shartimit vegjetativ, ne periudhën Qershore-Korrik, kur trashesia e llastarëve te kene arritur trashesine 10-12 mm dhe ne lartësine nga 15-20 cm nga siperfaqes se tokes, duhet te bëhet shartimi me syth. Per kete gjate muajve Qershor-Korrik deri ne lartesine 15 cm behet pastrimi i llastareve me qellim qe kjo pjese te jetë e paster dhe te krijohet mundesia per te realizuar procesin e shartimit. Shartimi behet me syth te fjetur dhe zakonisht behet gjate muajit Gusht. Rreth dy jave para fillimit te shartimit, toka duhet te ujitet dhe te shkriferohet me qëllim qe levizja e lëngjeve te jetë ne nivelin e duhur. Nënshartesat me trashesi nën 6 mm dhe mbi 15 mm, veshtireson zënien e mbishartesave. Pas 15 diteve behet kontrolli dhe rishartimi i filizave te pazena. Rishartimi behet pak me poshte te parit dhe nga ana e kundert. Gjate kontrollit shartimet e zena zgjidhen me qellim lerimin e levizjes se lengjeve.
Gjate periudhes se vitit te pare, behen te gjithe sherbimet agroteknike si shkrifterimet siperfaqesore, pleherimet plotesuese dhe ujitjet e rregullta.
SHARTESORJA/FIDANISHTJA E VITIT TE DYTE
Jane bimet/fidanat e shartuar qe vine nga viti i pare. Pas çeljes se sytheve, sythat e mbisharteses nxjerrin llastaret e rinj qe ne Vjeshtë zakonisht prodhohen fidanat e bërthamoreve te cilet duhet te kene arritur madhesine e duhur dhe mund t’i nenshtrohen procesit te shkuljes. Ndërsa ato te faroreve, arroret, bajamja, etj, vazhdojne te zhvillohen duke kaluar deri ne shartesoren e vitit te trete.
Ne shartesoren e vitit te dyte zakonisht ndiqen keto procese pune: i) Behet rishartimi me syth te zgjuar i llastareve te pazena ne shartesoren e vitit te pare. ii) Ne shartesoren e vitit te dyte behet shartimi i agrumeve, ullirit dhe hurmes. iii) Siper pikes se shartimit behet prerja e nensharteses. iv) Vazhdohet me sherbimet agroteknike si ato te shartesores se vitit et dyte.
Prerja e pjeses se nensharteses mbi piken e shartimit behet ne dy faza. Faza e pare behet ne lartesine 15-17 cm e cila sherben per te lidhur llastarin e mbisharteses me qellim qe te mos demtohet. Kur llastari te kete arritur lartesine 20-25 cm dhe është drunjezuar, atehere behet prerja e dyte ne 0.5-0.7 cm mbi piken e shartimit me pjerresi nga ana e kundert e shartimit. Plaga duhet te dezinfektohet ose te lyhet me mastiç.
Per te marre një fidan me një kurore te formuar mirë, është e domosdoshme qe te aplikohet Sistemi Krasites Formues i Kurores, i cili duhet te filloje qysh ne kete vit. Llastaret qe dalin anash fidanit duhet te pastrohen vazhdimisht. Ne momentin kur fidani te kete arritur lartesine 70-80 cm i keputet maja. Pas ketij momenti fillon nje shperthim i bujshem i sytheve anesore ku nga ato te majes perzgjidhen rreth 4-5 llastare dhe te tjeret me poshte shkurtohen ne 3-5 gjethe, me qellim ntrashjen e kercellit. Nga fundi i Gushtit keto te fundit hiqen plotesisht. Pas ketyre veprimeve, kryesisht fidanat e bërthamoreve jane te gatshem per t’u shkulur dhe per t’u mbjelle ne pemëtore. Ndërsa ato te faroreve, arroreve, agrumeve, ullirit, kalojne ne shartesoren e vitit te trete.
SHARTESORJA/FIDANISHTJA E VITIT TE TRETE
Jane bimet/fidanat qe vine nga viti i dyte. Zakonisht ne kete vit jane fidanat e faroreve, (molla, dardha,) si dhe te agrumeve. Ne shartesoren e vitit te trete, ne drejtim te formimit te kurores, zakonisht veprohet po ne ato procese siç është vepruar gjate vitit te dyte per berthamoret. Ne momentin kur fidani te kete arritur lartesine 70-80 cm i keputet maja. Pas ketij momenti fillon nje shperthim i bujshem i sytheve anesore ku nga ato te majes perzgjidhen rreth 4-5 llastare dhe te tjeret me poshte shkurtohen ne 3-5 gjethe. Nga fundi i Gushtit keto te fundit hiqen plotesisht. Pas ketyre veprimeve, fidanat jane te gatshem per t’u shkulur dhe per t’u mbjelle ne pemëtore.
SHKULJA E FIDANAVE, STANDARTIZIMI DHE PAKETIMI
Shkulja e fidanave bëhet pasi kanë rënë gjethet dhe bimet te kene hyrë ne fazen e qetësisë se plote. Shkulja bëhet me sa te jetë e mundur me sa me shumë rrenjë dhe fidanat e shkulura klasifikohen sipas standarteve ne 3 kategori. Fidanat te cilet ndodhen brenda standartit, duhet te klasifikuara ne 3 cilesi: i) Cilesia e I, ii) Cilesia e II dhe iii) Cilesia e III.
Me qëllim qe sistemi rrenjor te mos demtohet nga ngricat, ererat dhe dehidratimi nga rrezatimi i ndriçimit diellore, është e nevojshme te bëhet shtratifikimi i tyre. Madje ai duhet bere aq shpejt aq sa te mos kalojne edhe pak ore. Shtratifikimi bëhet ne vende te mbrojtura nga ererat e ftohta dhe te forta, duke hapur kanale te vegjel ne thellesine 45-55 cm dhe rrenjët e tufave te fidanave te vëndosen ne kanal ne ate mënyre qe fidanat te vendosen ne një pozicion te pjerret rreth 45 grade me vertikalen dhe rrenjët mbulohen me dhe deri ne lartesine e pikes se shartimit, duke e ngjeshur lehte dheun me qëllim qe ai te bashkohet me rrenjët. Me pas bëhet ujitja per te ndihmuar bashkimin e dheut me rrenjët.
Kujdesi i mevonshem konsiston ne kullimin e plote te ujrave te tepërta. Një metodë tjetër është edhe mbulimi i rrenjëve me rërë te laget (ne disa raste edhe me tallazh), e cila me ujitet disa here aq sa rera ose tallazhi te mbeten te fresketa.
Pas heqjes nga shtratifikimi behet vendosja ne tufa me nga 25 – 50 cope dhe behet etiketimi ku njera vendoset te pika e shartimi dhe tjetra ne afersi te degezimit te degeve skeletore. Ne etikete vendosen; lloji, kultivari, nenshartesa, kategoria, sasia e fidanave ne tufe, emri i ekonomise prodhuese, standarti, etj.
ORGANIZIMI I FIDANISHTES TE PRODHUAR NGA FARERAT HIBRIDE
Per te pergatitur fidana hibride brenda standarteve te kerkuara, është e domosdoshme një periudhë prej 2 vjetësh. Fidanishtet duhet te vëndosen ne toka te pasura me lende ushqimore, te kulluara mirë, me ujra nëntoksore me thellesi jo me pak se 1,5 m, te mbrojtura nga ererat e forta, te pastra nga barerat e keqia dhe nga insektet demtues te tokes, etj. Fidanishtja duhet te kete mundesi ujitjeje dhe mundesi transporti te materialeve dhe fidanave te prodhuar. Toka duhet te jetë argjilo-ranore ose e kunderta dhe me perberje mekanike sub-argjilore te mesme.
Per te marre një fidan me një kurore te formuar mirë, është e domosdoshme qe te aplikohet Sistemi Krasites Formues i Kurores i cili duhet te filloje qysh ne vitin e parë per berthamoret dhe ne vitin e dyte per faroret, arroret, bajamen, etj. Ne momentin kur fidani te kete prodhuar 8 -10 gjethe te verteta, atëhere bëhet prerja e kercellit ne lartësine e dy sytheve. Arsyeja pse filizat para prerjes lihen te zhvillohen deri ne 8 ose 10 gjethe, është qe kercelli te trashet te pakten ne trashesine e një lapsi.
Nga dy sythat dalin dy llastarë te cilet lihet te zhvillohen lirshem deri ne lartësine e 4-6 gjetheve. Me pas nga dy llastarë, hiqet njëri qe është me i dobet dhe lihet vetem një llastar. Zakonisht llastari qe është me afer tokes zhvillohet me mirë. Ne fund te vegjetacionit te vitit te parë fidani i trajtuar ne kete mënyre, duhet te jetë rritur ne 1,3-1,5 m lartësi dhe te kete krijuar 4-6 dege skeletore.
Ne vitin e dytë, vazhdohet me shërbimet agroteknike si ujitjet, pleherimet suplementare, prashitjet, frezimet, etj. Per te marre një fidan me një kurore te formuar mirë, ne fillimin e vitit te dytë, është e domosdoshme qe te vazhdohet me Sistemin Krasites Formues te Fidanave.
Pasi bima te kete hyrë ne vegjetacion te plote dhe te jetë rritur ne mbi 150 cm lartësi, pikërisht ne lartësine 150 cm, bëhet prerja e saj. Deget skeletore qe ndodhen nën lartësine 150 cm nuk priten fare por shkurtohen ne 2-3 gjethe sepse ndihmojne ne trashjen e kercellit. Nga 3 – 4 sythet e e fundit lejohen te zhvillohen vetem 3-4 llastarë, te cilet pasi lihen te rriten deri ne fund te vegjetacionit, ato do te shërbëjnë si dege skeletore baze. Ne fund te vegjetacionit te vitit te dytë fidani i trajtuar ne kete mënyre, duhet qe ne lartësine mbi 1,5 m, te kene formuar një kurore me rreth 3 – 4 dege skeletorete.