Reklame:

Permbytjet e tokave bujqesore – Reagon Sindikata e Fermereve, “Ky eshte realiteti i Bujqesise Shqiptare”

Sindikata e Fermereve te Bashkuar ka reaguar per situaten e permbytjeve te tokave bujqesore ne vendin tone. Ne nje publikim ne rrjetet sociale ata kane publikuar nje video te nje sere e cila eshte e permbytur nga uji. “Ky eshte realiteti i Bujqesise Shqiptare, Faleminderit per keto te mira qe po na beni” ironizon Sindikata ku paralajmerojne edhe protesten e radhes.

Postimi i plote:

Faleminderit Ministris se Bujqesis!
Ja ky eshte realiteti i Bujqesis Shqiptare.
Ky eshte realiteti qe sdo ta pranoj ministri i bujqesis CUCI.
Ky eshte realiteti i hidhur, dhe ata prap vazhdojne dhe thon se bujqesia eshte ne rrugen e duhur. Nuk na mjafton qe produktet tona po shiten me cmim minimal, posht kostos se prodhimit,paguajm energjin me tarifa te larta,paguajm dhe taks per Radio Televizionin Shqiptar ne serat tona,paguajm naften me cmim Makine Lluksoze,paguajm ROGEN E MINISTRIT TE BUJQESIS dhe 2000 agronomeve qe jan te punesuar ne total neper drejtorit e bujqesive te vendit ton qe si njohim per fytyra sepse skan ardhur 1 her t shikojn realitetin,dhe kur vjen fundi nuk na Pastrojn dhe kanalet kullues dhe vadites. Eshte e papranueshme. Eshte diskriminuese per Shtresen me te vuajtur te popullsis e cila derdh djersen per te nxjerr produktet e veta,dhe sja vlerson askush. Faleminderit per keto te mira qe po na beni.
Shihemi protesten e rradhes