Reklame:

Demet ne Bujqesi – Koronavirusi anulon protesten e fermereve

Demet e fundit ne bujqesi te shkaktuara nga permbytjet e diteve te fundit si pasoje e mos funksionimit te kanaleve kryesore kulluese, ku uji ka pushtuar ambjentet e serave duke shkaterruar bimet e perimeve ka falimetuar fermeret.

Sikur mos te mjaftonte situata e rende ekonomike e fermereve tane, pa subvencione, pa rimbursim per naften, te pa orientuar per tregun nga ministria, permbytjet e fundit vulosen falimentin e nje pjese te madhe te tyre.

Pavaresisht protestave te vazhdueshme te organizuara nga Sindikata e Fermereve te Bashkuar, qeveria nuk ka denjuar ti degjoje dhe ti ndihmoje fermeret te cilet me punen e tyre i japin 20 % te GDP shtetit Shqiptar.

Kryetari i Sindikates se Fermereve te Bashkuar z. Eduart Sharka ne nje interviste televizive ka deklaruar se fermeret nuk mund te durojne me indiferentizmin e qeverise dhe do te vazhdojne me protesta deri ne plotesimin e kerkesave te tyre.
Protesta e radhes e parashikuar nga Sindikata eshte shtyre si pasoje e Koronavirusit dhe rrezikut qe po paraqitet ne vendin tone, por ai thekson se pas kapercimit te kesaj situate do te kthehemi te protestojme per ate qe i takon bujqesise dhe fermereve.

Ndiqni emisionin e plote ne linkun e meposhtem: