Reklame:

Akti normativ/ Kush abuzon me çmimet, gjobe 5 milion leke dhe mbyllje aktiviteti

Ata që abuzojnë me rritjen e çmimeve në këtë periudhë do të gjobiten me 5 milionë lekë në rastet e bizneseve të shitjes me shumicë dhe 100 mijë lekë në rastet e shitjes me pakicë. Në rast përsëritkje, subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj. Kjo parashikohet në aktin e ri normativ të qeverisë.

“Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë. Në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj” njofton kryeministri.