Reklame:

Koronavirusi/ Ndalohet levizja e qytetareve me kembe pas ores 18:00 ne gjithe Shqipërine

Kane pershkallezuar masat kunder Koronavirusit, ne nje njoftim te fundit eshte per e ditur se ndolohet shetitja apo dalja ne kembe pas ores 18:00.

Nisma duket se lidhet me faktin që pavarësisht karantinimit, në mjedise të hapura apo parqe, qytetarët qarkullojnë lirisht apo qëndrojnë për orë të tëra. Do të ketë gjoba ndaj atyre që shkelin rregullat teksa detajon se nuk do të ketë dalje pas orës 18:00.

“Duke nisur nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë!

Nga nesër, në zbatim të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë, do të përfshihen në aktin normativ dhe do të hyjnë në fuqi menjëherë gjoba edhe për këmbësorët pas orës 18.00, si edhe në çdo orë të ditës për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura!

S’ka rrugë tjetër për ta fituar këtë luftë, ku askush përveç atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe atyre që punojnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit, nuk duhet të dalë nga shtëpia përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe!