Me gjatesi 11 km dhe me financim te Qeverise Shqiptare ka filluar puna per rikonstruksionin e segmentit rrugor Imesht – Ngurrez – Fier i Ri, Kashtbardhe – Qerret – Kadiaj –Saver. Ky segment konsiderohet si nje aks i rendesishem qe lidh gjithe fshatrat e pellgut te Myzeqese te krahut te majte te autostrades Lushnje – Fier. Afro 30,000 banore te kesaj zone do te jene perfitues te kesaj rruge por gati 2 here me shume do te jene perdoruesit e saj nga zonat e Fierit dhe Beratit pasi jane ofrues sherbimesh, mallrash e vecanerisht tregetare apo grumbullues te prodhimeve bujqesore te zones. Sipas informacioneve nga punonjes te kompanise zbatuese kane filluar problemet e para gjate zhvillimit te projktit. Ndarja e tokave tek banoret shpeshhere eshte shoqeruar edhe me shtim te sip se tokes gjate azhornimit apo zenies se siperfaqeve te perbashketa apo ne funsksion te perbashket si kanalet, urat apo pjesa e lene per cdo zhvillim te mundshem si dhe per pastrim te kanaleve kullues apo vadites. Bashkia Lushnje dhe administratoret qe mbulojne zonat ku kalon kjo rruge kane ngritur grupet e punes te kryesuara nga agronomet te cilet po bejne verifikimin e cdo rasti kur ka problem apo rruges i duhet te kaloje apo preke prona te banoreve.
Aktualisht kjo rruge eshte tejet e amortizuar si per shkak te pamundesise ekonomike per ta mirembajtur po ashtu edhe per shkak se bazamenti i saj dhe shtresat jane ndertuar ne kohen e komunizmit kur numri i mjeteve dhe qarkullimi i tyre ka qene shume i vogel.
Buxheti i akorduar eshte 418,452,517 leke me tvsh dhe do te realizohet nga 2 kompani “SMO Union” dhe “Shkelqimi 07” shpk. Afati i fillimit te punimeve eshte janar 2019 dhe perfundimi i saj ne korrik 2020.