Reklame:

Veterineret peticion qeverise: Na lejoni te ushtrojme profesionin!

 Urdhri i qeverisë për kufizimin e lëvizjes pēr mbrojtjen ndaj koronavirusit ka krijuar jo pak probleme per veterineret dhe blegtorine.

Ata i kane derguar disa kerkesa ministrise se bujqesise dhe policise per tu paisur me autorizime te vecanta por fatkeqesisht nuk kane marre asnje pergjigje nga institucionet.

Se fundmi veterineret i kanë drejtuar një peticion qeverisë, ku parashtrojnë kërkesat e tyre dhe gjetjen e një marrëveshje të përbashkët.

Peticioni
Lejo veterinerët të ushtrojnë profesionin
PETICION DREJTUAR QEVERISËNe veterineret private te praktikes te Shqiperise, ne ndryshim edhe me koleget kosovare, ato te Malit te Zi dhe Maqedonise se Veriut, pa permendur vendet e tjera Evropiane, ndjehemi krejt te braktisur ne kete situate pandemie. Koleget tone ne mbare vendin po penalizohen ne perpjekjet e tyre per ti sherbyer kafsheve dhe fermereve ose pronareve. Sherbimi jone eshte ne situate kolapsi te plote, si ne drejtim te sherbimeve qe ne na kerkohet te ofrojme ashtu edhe ne lidhje me ecurine ekonomike tonen. Kafshet bujqesore dhe ato te shoqerimit jane jashte cdo mbikqyrje dhe perkujdesi veterinar. Ne jemi pro masave te marra te kufizimeve te levizjes por kerkojme qe brenda nje marrveshje me Qeverine te na krijohen disa mundesi qe ne cdo kohe, te mund te levizim me mjetet tona ne sherbim te kafsheve te semura, tju pergjigjemi nevojave te tyre mjeksore qe jane 24 orarshe. Theksojme se OIE Organizata Botrore per shendetin e Kafsheve shprehet se, puna e veterinerve eshte thelbesore ne kete situate.
Kjo situate duhej ngritur me pare nga Urdheri i Mjekut Veterinar, por duke qene se zyrtaret e Urdherit i njohin pak ose aspak problemet e veterinerit praktik, e kane lene jashte konsiderate kete situate.

Ftojme te gjithe mjeket veterinare te praktikes, kudo qe ato punojme ti bashkengjiten ketij Peticioni per ti kerkuar Qeverise qe sebashku te mundesojme nje menyre levizje per ti sherbyer kafsheve bujqesore dhe atyre te shoqerimit (qen dhe mace) ne ndihme te fermereve dhe pronareve te kafsheve te shoqerimit.

https://www.oie.int/en/for-the-media/press-releases/detail/article/covid-19-and-veterinary-activities-designated-as-essential/