Reklame:

Shega dhe vetitë e saj kuruese në mjeksinë popullore

Shega është një frutë e rëndësishme, që së bashku me ullirin, rrushin, fikun dhe hurmat ka qënë ndër pemët e para të kultivuara në historinë e njerëzimit.

Shegat mbillen 4-5 metra larg njera tjetrës në rreshta. Ndërmjet pemësh të tjera mbillen edhe më larg. Sheget kanë nevojë të plehërohen, të shkriftohen dhe t’ujiten. Për të mos u çarë gjatë kohës së pjekjes së tyre kokrrat e shegës duhet që të mos i zënë fort rrezet e diellit dhe te mos ujiten gjate fazes se fundit te pjekjes.

Gjitashtu për të mos u çarë nuk duhen lënë në pemë për një kohë të gjatë. Shegat piqen nga fundi i shtatorit dhe vjelja e tyre bëhet duke i këputur me dorë ose duke i prerë me gërshërë.

Shega hahet ashtu siç është ose e ëmbëlsuar me sheqer apo e pregatitur kompost me verë ose rum. Me lëngun e kokrrave të shegës ne rrethe te ndryshme pregatisin një farë shurupi te athët me shije të këndëshëme.

Shega në mjekesi

Shega është njëkohësisht edhe një pemë mjekësore, se shumë pjesë të saj si lulet, levozhga e kokrrës dhe lëvorja e rrënjës përdoren gjeresisht në mjekësi.

Që nga koha e Hipokratit, terapeutistë përdornin lëkurën, gjethet dhe farat e saj për diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj.

Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe ndihmon te menduarit për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor. Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.

Studimet e shumta kanë përcaktuar se lëngu i Shegës ka tre herë nivel më të lartë të antioxidantëve se rrushi i zi, çaji jeshil dhe se vera e kuqe. Fruti përmban një sasi të lartë të përbërësve bioaktivë, flavonoide, anthocyane dhe polifenole të cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtrirjen dhe zhvillimin e qelizave.

Është edhe shumë e pasur me kalium, potas, hekur dhe Vitaminat A, C dhe E. Në lëvozhgën e shegës ndodhet një substancë tkurrëse që quhet Tanin e cila e shëron diarrene.

Përdorimi i ekstrakteve të shegës ndihmon edhe te sëmundjet koronare. Eshtë vërejtur se pas tre muajsh të përdorimit te sheges qarkullim i gjakut në muskulin e zemrës eshte permiresuar ndjeshem.

Lëvorja përdoret aty-këtu për të regjur lëkurët (marokin Tunizije) si dhe për të ngjyer më të verdhë sende prej leshi. Ndërsa luvezhga e kokrrave përdoret, për të ngjyer më kaki si edhe goglat e dushqeve, për të rpregatitur ngjyrë të zezë shkrimi.

Shega e egër

Ne vendin tone Shega e egër takohet gjithmonë në trajtë shkurreje 2-4 m e lartë. Degët i ka të pajisura me gjemba e me trung të c’regullt. Gjethet i ka rregullisht të kundrejtuara vetëm në thuprat e reja të këmbycra. Ato jane të thjeshta, të plota, me bisht të shkurtër, të rëpuqta, të forta, vezoheshtake. Madhesia eshte 3-8 cm gjatesi dhe 6-12 cm të gjera, me një dell të fortë në mes.

Lulet e kuqe si skarlatinë i ka të mëdha, me receptakël në trajtë kambane e celin gjatë qershorit apo korrikut. Fryti, që i përngjet një molleje, përmban përbrënda levozhgës së trashë një sasi të madhe farash.

Shega e egër është një shkurre e vleftëshme. Lulet, lëvozhga dhe kokrrat si dhe lëvorja e rrënjëve përdoren ne mjekësi si astingjente dhe krymbambytëse (antihelmintike).

Shega përveç si pemë frytore mbillet në kopshte dhe parqe edhe si pemë zbukurimi për lulet e gjethet e bukura.