Reklame:

Pandemia po godet bujqesine, Konsumoni sa me shume produkte vendase

Prodhimi bujqësor për këtë sezon ka qënë në maksimum, por ajo çfarë po ndodh në këto ditë izolimi është mungesa e shitjes së mallrave. Bllokimi më i madh vjen nga mbyllja e tregjeve jashtë vendit.

Pikat e grumbullimit thonë se situata është shqetësuese, pasi partnerët e huaj po anullojnë kontratat për shkak të izolimit të konsumatorëve por edhe kufizimit të lëvizjes nga një shtet në tjetrin. Por sikur të mos mjaftonte izolimi, situata në tregje është dinamike çka bënë që edhe çmimet të luhaten duke krijuar humbje.

Por çfarë do të ndodh në rast se izolimi do të zgjasë në kohë?
Konsumatori vendas eshte ai qe mund te ule sado pak humbjet e bujqesise te cilat jane dhe humbje te ekonomise se vendit.

Nese cdo familje do konsumoje produkte te prodhuara nga toka shqiptare dhe nga duart e fermereve tane, do te mund te shpetojme ekonomine e vendit tone.
Eshte dicka qe po aplikohet nga te gjithe vendet ne bote, Italia, Franca, Spanja, Greqia, Gjermania etj. jane duke nxitur konsumin e produkteve te bujqesise vendase.

Fatmiresisht vendi yne nuk do te vuaj koston e larte te humbjes se krahut te punes si po e vuajne vendet e tjera, por natyrisht ne vendin tone ka shume banore te cilet shkojne ne Itali apo Greqi ne pune sezonale dhe do te vuajne ekonomikisht bllokimin e levizjes se lire.

Shpetoni ekonomine tone te perbashket, ekonomine tuaj, duke blere e konsumuar produkte Made in Albania.