Reklame:

Hurma fare zeze dhe vlerat e saj te shumta

Hurma ose siç quhet në disa zona kakia është pemë me prejardhje nga lindja e largët, nga Kina dhe Japonia. Megjithëse nuk është një pemë tradicionale e vendit tonë, hurma kaki kultivohet gjerësisht.

Hurma është pemë gjetherënëse, me një lartësi deri në 15-18 m. Gjethet janë të mëdha, me formë ovale të zgjeruar, të lëmuara dhe me shkëlqim.

Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Frutat jane te pasura me sheqer 20%, me taninë dhe ka mjaf vitaminë C 10 mg dhe karotine 1.6 mg. Këshillohet si profilaktike në çrregullimet e venave dhe është shumë e dobishme për fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Pasuria me tanine e sidomds kur nuk është plotësisht e pjekur e bën të përshtatshme per luftimin e diarresë. Tuli i hurmës së bërë përdoret për të parandaluar rrudhat e fytyrës ose trupit.

Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje.

Në këto raste përdoret mjekimi me hurma. Çdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë.

Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës e kundra diarrese. Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide, kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.

Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Pervec ketyre vetive, hurmat ndihmojne edhe ne ritjen e aktivitetit hormonal per te dy sekset.