Reklame:

Parashikimi i motit: Neser rikthehet perseri moti i kthjellet

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se vendi ynë diten e sotme eshte ndikuar nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pas shumë ditëve me diell dhe mot të kthjellët. Deri në fund të 24-orëshit moti do të vijoj i vranët i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët e mesatar. Lokalisht në veriperëndim reshjet me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në verilindje reshje dëbore ndërsa në juglindje në orët e vona të mbrëmjes reshje dëbore në lartësitë mbi 800 metër.

Sipas SHMU kjo situatë zgjat vetëm për ditën e sotme dhe duke filluar nga nesër rikthehet përsëri moti i kthjellët. Në këtë mënyrë duke përjashtuar orët e para të mëngjesit të cilat do të jenë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët (deri në orën 08:00) më pas moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

“Por duhet theksuar se pritet të jetë një ditë e freskët (krahasuar me temperaturat e ditëve të fundit) pasi parashikohet një rënie e temperaturave në të dyja vlerat. Temperaturat e mëngjesit parashikohen nga 1°C në relievet malore deri në 10°C në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat parashikohen jo më shumë se 10°C në relievet malore deri në 21°C në ato të ulta dhe ato bregdetare”, bën me dije SHM.

Në njoftim thuhet gjithashtu se pritet që të ketë erë intensive me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 5-15m/s. Por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi dhe bëhet intensive me shpejtësi hera herës deri në 25-30m/s.