Reklame:

Kultivimi i Brokolit

Brokoli Brassica Oleracea, është një bimë perimore e cila me shtrirjen e larmishme të kulturave, është përhapur kudo nëpër botë. Familja Brassica Ce, së cilës i përket, përfshinë rreth 300 lloje të kultivuara. Sipas vëzhgimeve historike, brokoli ka origjinë nga pellgu i Mesdheut që përfshinë Greqinë, Turqinë, Sirinë dhe Qipron. Përhapja e saj më së shumti lidhet me latinët.

Ajo ka nevojë për një temperaturë të lartë gjatë zhvillimit të saj, por mund të jetojë deri në -70°C duke mos i humbur vlerat ushqyese. Brokoli preferon një tokë neutrale.

Nëse jeni duke planifikuar të rriteni brokolin, ju duhet të përgatiteni për vjeshtë. Së pari, ju duhet për të vënë pleh organik në terren dhe pleh kalium chloride, superfosfat. Dhe në pranverë, para mbjelljes së lakrës është e nevojshme për të hedhur pleh azotik tokës ose nitrat të amonit. Përpunimi i mëvonshëm i tokës nuk është i ndryshëm nga kultivimi i zakonshëm i lakrës. Duhet të ujitet rregullisht, me tallaze (me vija të ndara).

 

Për kultivimin e korrave të hershme, kjo lakër duhet holluar me fidane për mbjellje (nga një fije). Ajo ka nevojë të rritet 35-45 ditë. Pastaj, në fillim të majit fidanët duhet të jenë të mbjella në kopsht. Kjo mund të bëhet edhe para fundit të qershorit. Dy javë pas mbjelljes duhet të fillojmë për ta ushqyer me plehra organike. 10 litra ujë janë të nevojshme për të shpërndarë me 1 lugë çaji ure. Atë duhet ta shpenzojnë çdo 12-15 ditë.

Brokoli mund të mbillet në të njëjtën zonë jo më herët se 4 vjet. Kjo lakër nuk kërkon pothuajse asnjë trajtim kimik. Brokoli është e dobishme për konsum njerëzor, është kultivimi i lehtë dhe korrja mund të merret në disa faza (sipas nevojës). Ndoshta, ne duhet të përpiqemi për të mbjellë atë për nevojat e tona. Dhe duke pasur parasysh se oferta në treg rritet, ju mund të bëni gjithashtu marketing dhe të kultivoni sa më shumë brokolin.

Kërkesat e brokolit për faktorët natyror dhe të tokës

Kërkesat për tokën janë të njejta me bimet e tjera të familjës kryqore si: lakra, lulelakra etj. Kërkon toka të pasura , të përshkueshme, të kulluara mirë dhe të ajrosura. Reaksioni i tokës duhet të jetë neutral. Për prodhim të hershëm tokat ranore janë më të përshtatshme, mjafton të jenë të pasura me lëndë organike dhe elemente ushqyese. Për prodhime tëvona tokat më të përshtatshme janë ato ranodeltinore. Tokat e pa kulluara mirë shkaktojnë asfiksi të sistemit rrënjor. Për të prodhuar rreth 100 kg koka brokoli nga toka duhet të mirren: 1,7 : 0.07 : 2,24 kg NPK. Përveç fosforit që asimilohet gradualisht gjatë gjithë vegjetacionit, azoti dhe kaliumi shfrytëzohen më tepër në fazën e formimit të kokës dhe më pas kërkesat për parabimë janë të njëjta me ato të lakrës apo të lulelakrës.

Është një bimë si lulelakra e cila kërkon klimë të butë. Fara mbin në temperaturën optimale 25 oC ( min. 6 oC dhe maksimalja 35 oC ) dhe mbinë për 4 deri 5ditë. Temperatura minimale e rritjes është 5 oC. Te kultivarët e hershëm koka del pasi të jenë formuar rreth 20 deri 25 gjethe. E rëndësishme është që temperatura e dites të mos jetë mbi 25 oC. Temperatura optimale është 15 – 18 oC, ndërsa në temperaturat mbi 25 oC shpeshherë te koka provokohet dalja e masave vegjetative si gjethe me sytha që ja prishin cilësinë e kokës. Brokoli ka kërkesa të larta për ujë dhe në mungesë të tij te koka shfaqen masë fibroze që e prishë cilësinë e frutit.

Kultivimi i brokolit – Masat agroteknike për kultivim

Mënyra e kultivimit të brokulit nuk ndryshon shumë me atë të lulelakrës. Distancat e mbjelljes rregullohen në mënyrë të atillë që në një metër katror të jenë 3 deri 4 bimë. Brokoli kërkon lagështi konstante të tokës. Llogaritet që nga mbjellja e deri në fillimin e formimit të kokës i duhen çdo ditë 4.5 mm ujë, ndërsa gjatë formimit të kokave 6.5 mm ujë në ditë. Ujitjet në vegjetacion bëhen sipas nevojave, zakonisht çdo 15 deri 20 ditë.

Kujdes i veçantë duhet ti kushtohet shkriftimit të tokave dhe dhe luftimit të barërave të këqija. Prashitje bëhen pas çdo ujitje me qëllim që të ruhet lagështia në tokë. Plehërimi plotësues bëhet 2-3 herë me doza sipas gjendjes së bimëve dhe sasisë së përcaktuar në bilancin e plehërimit. Vilen në fazën e formimit të plotë të kokës në mënyrë suksesive me 2 deri 3 gjethe me qëllim që të ruhet freskia. Dy javë pas mbjelljes duhet të filloj ushqyerja me plehra organike. Në të njëjtën sipërfaqe mund të mbillet tek pas 4 viteve dhe kjo kulturë pothuajse nuk kërkon asnjë trajtim kimik.

Llojet e brokolit

Ka më shumë se 200-300 lloje të brokolit. Lloji i parë është quajtur Calabrese-kreu i trashë me kokë të rrumbullakët, e bardhë ose jeshile apo edhe purple (vjollce).

Në bazë të ndryshimeve që lidhen me formen, përmasat, peshën, ngjyren etj. Brokoli paraqitet në variatete të ndryshme, nga të cilat me më shumë interes studimor në literaturën botërore, do të veçonim tre tipe:

  • Brokoli Kalabrez
  • Brokoli Romanesk
  • Brokoli i Verones

Brokoli Kalabrez

Mbi këtë strukturë varietore është punuar shumë dhe disponohen një numër i mirë kulivaresh të shumëllojshëm të hershëm e të vonshëm.

Rritja e bimes është në një sistem të zhvilluar, degëzimesh dhe ngrihet deri në 70cm nga toka, kokat nuk janë të mëdha, por degëzimet e shumta prodhojnë shumë fruta edhe nëpër zhvillimet anësore, që shfaqen pas vjeljes së kokës qendrore e cila nuk është shumë e madhe dhe arrin deri në një diametër prej 10cm.

Lulimet me ngjyrë jeshile të errët me kokrriza të mesme, kanë formë sferike. Kushtet më të mira të kultivimit të bimës janë në distancë 40-50cm nga bima në bimë dhe 60-70cm nga rreshti në rresht.

Konsumohen kokat, vazhdimet kërcellore të lulimeve, por edhe gjethet e vogla e të njoma që shoqërojnë kokën e brokolit.

Diametri i frutit arrin rreth 15cm, sigurisht që kokat që dalin nga degëzimet anësore janë në përmasa shumë më të vogla se koka qendrore, çdo lulim përbëhet nga shumë lulime tjera më të vogla, që i japin brokolit Romanesk formen e tij karakteristike. Kushtet më të mira të kultivimit të bimës jane: distancat në rresht 40-50cm larg njëra tjetrës dhe mes rreshtave 60-70cm. Këtij lloji të brokolit nuk i hahen gjethet.

Brokoli i Veronës

Brokoli i Veronës është varietet i përshtatshëm për klimë më të ftohtë dhe ka rritje me lartësi më të ulët. Arrin deri rreth 50cm gjatësi.

Koka paraqitet me ngjyrë të bardhë disi në gri, me diametër 10-15cm dhe është në formë sferike kompakte, por nuk është e rëndë në peshë.

Kushtet më të mira të kultivimit të bimës janë: distanca rreth 40-50cm larg njëra tjetrës, por këtij lloj brokoli nuk i konsumohen gjethet.

 

 

Rendimenti

Në 1 m2 kultivohen 2 – 3 rrënjë brokol, e që donë të thotë se në sipërfaqen prej 1 Ha kultivohen deri në 30.000 rrënjë brokoll.

Prej 30.000 rrënjë brokoll, vlerësohet se mesatarisht një brokoll do ta ketë peshën 900 gr dhe kur e shumëzojm 30.000 X 0.900 = 27.000 kg. brokoll.

Çmimi i tregut për 1 kg brokoll është 1.2 € , atëherë del se nga një hektar arrihet: 27.000 kg X 1.2 € = 32.400 € / Ha.

Shpenzimet variabile për kultivimin e një hektari brokoll sillen rreth 8.500 €.

Të hyrat 32.400 € – shpenzimet variabile 8.500 € = 23.900 € / Ha.

Konkludim: Pas llogaritjes së shpenzimeve variabile dhe rendimentit të arritur, si dhe çmimit të tregut Brokuli është kulturë me shumë interes.