Ishim te gjithe ne, qe para 4 javesh shikuam sasi te medha kastraveci duke u hedhur ne kanal ose tregtuar me 10 lek/kg, nderkohe çmimet e sotme ishin:
– Kastravec me gjemba – 60 lek/kg
– Kastravec i gjate – 30 lek/kg
Ndersa para 3-4 javesh ishin:
– Kastravec me gjemba – 10 lek/kg
– Kastravec i gjate – 110 lek/kg
Sot per luleshtrydhen ka pasur kerkese eksporti, por ajo qe une sot kam indentifikuar eshte qe çmimi i fermerit ishte 240 lek/kg=1.95 euro/kg, dhe gjysem i amballazhuar. Nderkohe çmimi i burses ne Europen Jug-lindore ishte 2.2 euro/kg (shih ne foto).
Po si mund te eksportoje nje grumbullues kur ka kosto blerje, kosto transporti, kosto amballazhimi, kosto konvertimi valute, marzh fitimi, reklamim per demtime transporti etj, dhe fermeri pretendon ta shese me çmimin e burses ?
Prandaj keto probleme i sistemon nje Sistem Informacioni Tregu ku fermeri, grumbulluesi, eksportuesi marrin informacionin e sakte dhe nuk destabilizojne levizjen e produktit. Kjo do te mundesoje nje ndarje fitimi te drejte ne çdo hallke operuese te saj.
SOLIDARIZOHUNI me bujqesine dhe investoni ne sisteme bashkekohore te tregut.
Per DONATORET ne vecanti.
Nga Specialisti Ilir Pilku