Reklame:

SHBA: Sherebela Shqiptare, “Mbreteresha” e eksporteve te Bimeve Mjeksore

Bimët mjekësore “Made in Albania” zënë një vend të rëndësishëm në eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja, por ato dominojnë më së shumti në tregun amerikan.

Shqipëria ka potenciale dhe resurse natyrore të veçanta dhe është me florë të larmishme e të pastër, ndaj dhe bimët mjekësore janë jo vetëm të kërkuara në treg, por edhe një burim i rëndësishëm punësimi dhe sigurimi të ardhurash.

Nga 4500 ha toke te mbjella me bime aromatike mjeksore ne Malesi te Madhe, rreth 3500 ha kultivohet sherbele.
Ne 10 vitet e fundit siperfaqja e B.M.A te kultivuara ka ardhur gjithmone me nje tendence ne rritje dhe si pasoje prodhimi gjithashtu.

Vitin e kaluar ne Malesi te Madhe u prodhuan rreth 5000 ton sherbele (herb) mase e thate.
Ky prodhim pothuajse 100% eshte i destinuar per eksport. Bleresi kryesor eshte SH.B.A , por dhe vende te tjera nga e gjithe bota.

Vlen te theksohet se sherbela Shqiptare ka cilesine me te mire. Kjo vjen edhe nga perdorimi ekotipeve te vendit si Taraboshi, Hoti, Velipoja dhe varieteti Shqiptar ” Salvia Nord”.

Cilesia e larte gjithashtu vjen edhe nga puna e mire e fermereve te ketij rajoni qe kane bere dhe po bejne edhe ne keto dite te veshtira, shkaktuar nga Covid-19 qe po kalon i gjithe njerezimi.

Ndoshta aktoret e realizimit te ketij produkti po japin nje ndihme te çmuar ne zbutjen e pasojave te kesaj pandemie vrastare.