Gjate kesaj jave të gjithë ata persona që kanë aplikuar për dokumentat biometrike, mund ti tërheqin në zyrat e posaçme te cdo qyteti nga ora 8:00 deri në orën 16:00 pasdite.
Pas kësaj faze do të rinisë edhe aplikimi dhe ri-aplikimi për dokumente biometrike, deklaroi zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda.
“Fasha orare për tërheqjen e dokumenteve biometrike nga e hena bëhet 08:00-16:00. Paraqituni në orar në zyrat e tërheqjes së kartave ID dhe pasaportave, pas njoftimit me sms dhe respektoni masat mbrojtëse #COVID19. Duke menaxhuar këtë fazë me kujdes, kalojmë te faza tjetër për aplikim e ri-aplikime për dokumentet e indentifikimit.