Reklame:

Kultivimi i Kajsise

KAJSIA (Prunus armeniaca, P. vulgaris L.) ose Armeniaca vulgaris Mill.)
Historiku dhe përhapja
Prejardhja e kajsisë konsiderohet Azia juglindore. Sot ajo kultivohet në zonën Eukrate të dy hemisferave sidomos në vendet me klimë të moderuar.
Vlerat
Frutat kanë vlera të larta ushqyese pasi përmbajnë 6-10% sheqerna (të thata deri 60%), lëndë të thatë 12-18%, vitaminë C 12- 20%, acide organike 0.8-1.5%, lëndë aromatike, pektinë 0.6-1%, albumin 0.6-1%, vitamina të tjera (sidomos vitaminë A) dhe kripëra minerale të K, P, Ca etj. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara si komposto, lëngje e reçelra.
Farat përdoren për ekstraktim vaji dhe esencash si dhe përmbajnë 25-30% proteina, 55% vaj dhe 3% kripëra minerale.

Klasifikimi botanik
Kajsia bën pjesë në familjen trëndafilore (Rosaceae), në gjininë Prunus ose Armeniaka me 2n=16 kromozome dhe nga 7 speciet që njihen më e rëndësishmja është A.vulgaris (kajsia e butë) që ndryshe quhet zerdeli, shefteli etj.

Kushtet ekologjike për kultivimin e kajsisë
Kajsia preferon klimë të butë me temperaturë minimale që nuk shkon nën -25C në dimër dhe  aksimale deri 35C në verë. Kajsia zhvillohet mirë në zonat ku nuk ka ngrica në pranverën e hershme pasi pema
lulëzon herët dhe ekziston rreziku i dëmtimit të luleve dhe i prodhimit. Gonxhet dëmtohen në -5.5
C, ndërsa lulet në -2.2C dhe frutat e porsalidhur në -1.5C. Kajsia renditet pas bajames për rezistencën
ndaj thatësisë. Si pemë i duron temperaturave të ulëta deri -25
C gjatë periudhës së qetësisë biologjike dhe kërkon verë të nxehtë 30C për të prodhuar fruta të cilësisë së lartë.
Kajsia ka nevojë për temperatura të ulëta gjatë dimrit për ndërprerjen e qetësisë relative rreth 300-600 orë nën 7.5
C. Kajsia nuk duhet të kultivohet në zona të lagështa pasi është e ndjeshme ndaj monilias. Kajsia kultivohet mirë në toka të thella, jo të rënda, të pasura e të ajrosura të cilat ndikojnë në cilësinë e frutave dhe jetëgjatësinë e pemës.

Kultivarët e kajsisë
Kultivarët e kajsisë janë të shumtë (mbi 300), por më të përhapur janë :
Bebeku, Paviot, Luizet, Royal, Tilton, Montgament (USA), Bullida, Caninos
(Afrika e Jugut), Reale d’Imola, Precoce d’Imola (Itali) etj.
Kultivarët me kërkesa të pakta për temperature të ulëta janë:
Amal ose Feriana, Amor Leuch, Ouardi ose Priana, Sayeb ose Beliana.

Masat agropomoteknike për kultivimin e kajsisë

Sistemi i mbjelljes
Sistemi i mbjelljes së kajsisë është katror 6-8 x 6-8m me formë kurore kupore e lirë ose me kate të përmirësuara. Zakonisht nuk vendosen pllenues pasi kultivarët e kajsisë janë vetëpllenues. Pema frutifikon në lastarë të përzierë të vitit të kaluar, degëza të holla njëvjeçare dhe në rozeta.

Krasitja
Krasitja e kajsisë është e lehtë dhe konsiston në prerje lastarësh që duhen larguar si dhe degë të dëmtuara ose të infektuara nga shkaqe të ndryshme. Masë e rëndësishme është krasitja e gjelbër (herjet verore) që kryhen gjatë 15 ditëshit të parë të Majit në zonën fushore dhe 15 ditëshit të parë të Qershorit në zonën paramalore.

Krasitja e gjelbër krijon kushte të mira ajrimi e dritëzimi të kurorës dhe stimulon formimin e degëzave të parakohshme që lulëzojnë më vonë se degëzat e zakonshme duke evituar dëmtimet e mundshme nga
ngricat e hershme. Kjo masë është e dobishme sidomos për kultivarët me lulëzim të hershëm si Belshake, Mati etj.

Ujitja dhe plehërimi
Kajsia zhvillohet kryesisht në zona të nxehta prodhon shumë fruta dhe masë gjethore prandaj ka nevoja të mëdha për ujë dhe duhet të ujitet (200-300m³/dyn/vit). Pas vjeljes së prodhimit është e nevojshme që ujitja të vazhdojë në mënyrë që pema të evitojë prodhimin periodik.
Kërkesat e kajsisë për element ushqyes janë pothuaj të njëjtë me ato të pjeshkës me përjashtim të azotit që janë më të ulëta.
Plehërimi azotik aplikohet çdo vit ( 1-3 kg/pemë ), kaliumi çdo 2-3 vjet dhe elementët e tjerë vetëm në rastet e mungesës së tyre.
Gjethet e një peme në gjendje të mirë kanë këtë përmbajtje të elementëve :
Në %

N
2.8
P
0.1
K
1.5
Ca
1.0

Në ppm
Mg        Mn    Fe      Cu    B     Zn
0.25      25      50      4     35     18
Në kajsi vërehet shpesh mungesa e borit. Në fruta simptomat janë nxirje e tulit rreth endokarpit që shtrihet më gjerë në vazhdimësi, çarje e tulit deri në 1/3-1/4 e gjerësisë, ngjyra kafe dhe deformim i frutit. Në gjethe shfaqet klorozë mesonervore, tharje të masës së gjethes ose njolla nekrotike të shpërndara që të japin pamjen e gjethes së shpuar. Masa që duhet marrë është aplikimi i borit në tokë (100- 125gr/pemë) ose spërkatje e gjetheve me acid borik 0.125%. Fruti i shëndoshë i kajsisë përmban 30 ppm bor, kurse gjethja 40-60 ppm.

Disa nga dëmtuesit e kajsisë janë: anarsia, fitofagu (gjethengrënësi), kapnodi, breshkëzat.
Sëmundje serioze për kajsinë janë: monilia, stereum, coryneum, pucciania, sharka (virus) luftimi i të cilave bëhet me spërkatje të programuara.

Nënshartesat për kajsi
Kajsia, sikurse dhe llojet e pemëve të tjera mund të shartohet mbi nënshartesa gjenerative dhe vegjetative.

Nënshartesat gjenerative për kajsi
Si nënshartesë gjenerativë për kajsi janë:
farishtet e kajsisë, kajsi GF 1236, kanino, pjeshka e vreshtave, pjeshka INRA GF 305, nemaguard, bajamja, kumbulla e egër, kumbulla gjatore e bardhë, renkloda, Juliana, mariana, hibridi bajame x pjeshkë, hibridi pjeshkë x bajame etj.