Reklame:

SKEMA E KOMPENSIMIT TË PRODHUESVE BUJQËSORË

Ndryshimi i mases se kompensimit nga 20% ne 6% per fermeret dhe grumbulluesit ka sjelle nje çrregullim dhe frenim te tregut veçanerisht per grumbulluesit.  Nuk mbeten jashte kesaj vorbulle paqartesish edhe tregetaret e inputeve bujqesore per shkak te mungeses se akteve nenligjore ne rastin me te mire, por edhe te komplikimit te kesaj skeme dhe paqartesise me te cilen u shoqerua. Grumbulluesit dhe eksportuesit e prodhimeve bujqesore nuk jane pyetur ne asnjerast apo menyre dhe kjo i ben edhe me te irituar ne qendrimet e tyre. Eksperti i financave bujqesore dhe juristi Eduart Sharka ka bere disa qendrime publike ne mediat kombetare e lokale duke shprehur rezervat dhe te  gjitha shkeljet dhe keq interpretimet qe i jane bere ligjit per tvsh-ne.

Neni 146
Objekti i skemës së kompensimit

Skema e kompensimit zbatohet për prodhuesit bujqësorë, për të cilët përfshirja në regjimin normal të TVSH-së krijon vështirësi.
Kompensimi ka për qëllim të mbulojë TVSH-në e paguar prej fermerëve në çmimin e blerjes së mallrave e shërbimeve, që ata kanë blerë për nevoja të kryerjes së aktivitetittë tyre prodhues bujqësor.

Neni 149                                                                                                                          Vlera e kompensimit

Norma e kompensimit aplikohet mbi çmimin pa TVSH të mallrave dhe të shërbimeve,

1 – Kjo skemë do të fuse në kolaps sektorin e bujqësisë veçanërisht atë të agropërpunimit.

Asgjeson fashën e tregtarëve me shumicë brenda vendit.

Nr Pershkrimi i mallit ose sherbimit Njesia e matjes Sasia Çmimi per njesi paTVSH Vlera pa TVSH Vlera e TVSH Vlera me TVSH
Bl Artikulli Kg 1 100 100 6 106
Sh Artikulli Kg 1 110 110 22 132
  Vlera e shtuar kg 1     10 16  26

Vlera e shtuar      10 lek                         10            16           26

Tvsh e pagueshme sipas ligjit (20% e vleres shtuar 10*20% = 2 lek

Tvsh e pagueshme ne fakt 16 lek e tejkalon vleren e shtuar me 160% , shnderrohet ne tatim qarkullimi te cilen duhet tja marresh bleresit pasardhes ose atij fundor qe eshte konsumatori.  Çmimi i shitjes duhet te jete 32% me i larte se çmimi i blerjes. Kjo eshte e pa mundur sepse ne treg jane edhe aktore te tjere qe nuk jane ne keto kushte. (fasha e biznesit me xhiro deri 2 000 000 lek, etj)

Ne nenin 6 te ligjit per tvsh-ne  organet e pushtetit vendor nuk konsiderohen persona te tatueshme por ne rastet kur keto organe kryejne veprimtari apo veprime,sherbime publike qe te qenit person i tatueshem shkakton shtremberim te konkurrences do konsiderohen persona te tatueshem per keto veprimtari apo veprime. Nje rregullim i ketille nuk eshte bere per fermeret.

Sipas  z. Eduart Sharka ky nen kerkon nje nderhyrje imediate duke ndryshuar ligjin ne respektim te konceptit te tvsh-se.

Jam dakort – vazhdon z. Sharka – qe fermeret duhet te perjashtohen nga detyrimi per te llogaritur tvsh-ne por bleresit subjekte te tvsh-se duhet te llogarisin tvsh-ne ne blerje 1/6 te cmimit te blerjes nga fermeri dhe kjo te njihet tvsh e zbritshme ose e kreditueshme.

2 – Nuk i sherben qellimit per te cilin eshte krijuar. Kompensimi nuk shkon tek fermeri. Kete e ka pranuar qeveria ne momentin qe e ndryshoi nga 20% ne 6%. Kur nuk shkoi ne destinacion 20-ta pse do te shkoje 6%. Kur ishte 20%  kjo vlere indirekt shkoi tek fermeret sepse ndikoi ne rritjen e çmimit te shitjes se produkteve  per eksport.

Gjithashtu sipas z. Eduart Sharka tvsh 20% ndikoi ne rritjen e eksporteve sepse eksportuesit duke perfituar nga mungesa e burses se çmimeve e kthyen ne kosto blerje dhe kur rimbursoheshin 75% e fondit te perfituar kalonte si nje e ardhur e cila i ndihmoi grumbulluesit te mbulonin humbjet nga kredite, humbjet nga seleksionimi si dhe te mbulonin borxhet e keqia.
Kjo nuk eshte menyra e drejte dhe e ligjshme per te nxitur eksportet. Duhen incentiva te tjera.

3 –  Eshte skeme arbitrare. Shteti nuk ka te drejte te urdheroje subjektet tregtare qe te ngrijne per afat disa mujor apo vite likujditetin e tyre per nje detyrim qe i takon shtetit.    

 Pergatiti per Agronews.al  Eduart Sharka