Në historinë e perimeve ndodhin raste shkëlqimi e rënieje. Po për cilen është fjala konkretisht? Një rast midis të tjerëve është fakti i rilkës ose rrepa e kuqe. Ajo eshte e vogël me kokë nëntokësore me ngjyrë të kuqe me nuanca të bardha.
Në shekullin e pestë para erës sonë Herodoti tregon se gjatë ndërtimit të piramidës së Keopsit janë konsumuar sasi të mëdha rilkash bashkë me hudhrën e qepën. Por ndërsa këto të fundit ruajnë edhe sot vende nderi në ushqimin tonë rrepat duken pak me rrallë.
Ku qëndron vlera e rrepes së kuqe?
Ajo është mjaft e pasur me vitamin C, me 100 mg në gjethet e freskëta dhe 20 mg në kokëzën e kuqe.
Zakonisht për ushqimin përdoret kokëza (tuberi) e grirë me rende. Në formë sallate me vaj e uthull mund të konsumohen edhe gjethet e freskëta ose të grira imët, në supa të ndryshme. Rilkat përmbëjnë, vaj eterik 7 mg dhe hekur 1 mg.
Rrepat e kuqe jane ilaçe
Hipokrati, mjeku i dëgjuar i lashtësisë greke, i përdorte rilkat për mjekimin e sëmundjeve të mushkërive. Kurse mjekët e mesjetës e perdornin rrepen e kuqe kundër gurëve e rërës në veshka. Në sëmundjet e mëlçisë e të tëmthit. Madje edhe kunder kollës së bardhë dhe hipertensionit.
Rrepat kanë vlera në rregullimin e tensionit të lartë të gjakut. Rrepat e kuqe kanë nivele të larta kaliumi. Per rrjedhojë ndihmojnë në ekuilibrimin e kripës në trup. Në këtë mënyrë ato ulin tensionin e lartë të gjakut.
Por synimi ynë është në radhë të parë të ndihmojmë që perimet si rrepa qe jane “hirushe të fjetura”. Të gjejnë dyert e kuzhinës dhe tryezave tona si “ilaçe” të ruajtjes së shëndetit.
Rrepat e kuqe, gjatë stinës së tyre, duhet të bëhen vizitore të përditshme të ushqimit tone. Sepse rrepat japin një ndihmesë e çmueshme për të mbajtur të shëndetshme veshkat, mëlçinë dhe enët e gjakut.