Institucionet e mikrofinancës në vend, po shohin mundësinë e ristrukturimit të kredisë për biznesin dhe individët, kreditorë të tyre, që janë në vështirësi likujditeti për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Në kuadër të Programit të Komisionit Europian të Asistencës Teknike për Punësimin dhe Inovacionin, institucinet e Mikrofinancës Shqiptare, organizuan webinarin “Mikrofinanca shqiptare në kushte pandemie”, ku diskutuan mbi përpjekjet maksimale për akomodimn e mijëra kërkesave, për ristrukturime kredie dhe shtyrje të pagesave, për shkak të situatës COVID-19.
27 përfaqësues në nivele drejtuese të institucioneve të mikrofinancës, pjesëmarrës në webinar ndanë eksperiencat e tyre dhe dhanë sugjerime të vlefshme në lidhje me masat e marra për të menaxhuar këtë situatë të vështirë, qoftë në planin administrativ, ashtu edhe në atë të drejtimit financiar, sidomos në kushtet e mungesës së likuiditetit si rezultat i situatës në të cilën ndodhemi.
Institucionet e mikrofinancës luajnë një rol të rëndësishëm në kreditimin e sektorit rural që është ende larg aksest të financimit nga bankat. Ndaj dhe nga ristrukturimi i kredisë, përfitues kryesorë janë fermerët. (ATA)