Gjate muajit Maj krahas shërbimeve të tjera vëmendja kryesore duhet të përqëndrohet në kontrollin e sëmundjeve e dëmtueseve kryesor që shqetësojne perimet në sera. Rritja e temperaturave stimulon rritjen e mases vegjetative te bimeve, prandaj fokusi duhet te perqendrohet ne zbatimin ne kohe te masave agroteknike ne kontrollin e rritjes se bimeve si dhe ne parandalimin e demtuesve duke zbatuar masat e meposhtme.
– Ruajtja e regjimit te temperaturave dhe te lageshtires ajrore ne sere nepermjet ajrosjes si dhe ujitjes se kujdesshme duke mos shkaktuar teprica uji.
– Pastrimi i barerave te eger brenda seres dhe ne mjediset rrethuese per shmangjen e infeksioneve nga tutaabsoluta/ tenja minuse qe krijon deme te medha ne kulturen e domates.
– Krasitje e gjelber e bimeve per ekuilibrimin e rritjes si dhe pastrimi i gjetheve te vjetra.
– Pleherim balancuar i bimeve sipas fazave te rritjes.
Lendet aktive per trajtimin e semundjeve dhe demtueseve kryesor ne domate dhe trangull.
Vrugu: bakerr, benalaxyl, mancozeb, folpet, cimoxamyl, etj.
Hiri: squfuri, cyproconazolo, bupirimate, penconazolo, miclobutanil, etj.
Afidet(morrat): bacillus thuringiensis(produkt biologjik), azadiractina (produkt biologjik), spinosad (produkt biologjik), imidacloprid, thiamethoxan, acetamiprid.
Krahebardha: Azadiractina (produkt biologjik), imidacloprid, thiamethoxan, etofenprox, lufenuron, etj.
Tenja minuse: spinosad (produkt biologjik), Azadiractina (produkt biologjik), abameetin, lufenuron etj.
Merimangat (kerpushat0: kripra te potasit (produkt biologjik), abameetine clofentezine, hexitiazox, tebufenpirad etj.