Reklame:

“Jo vetem nje vale e dyte, por edhe nje vale te trete” – Instituti gjerman paralajmeron se bota duhet te pergatitet per bashkejetesen me Covid-19

Bota duhet të përgatisë veten për një valë të dytë dhe madje edhe një valë të tretë të pandemisë koronavirus përpara se popullsia të arrijë imunitet të mjaftueshëm ndaj virusit, sipas studiuesve gjermanë.

Lothar Wieler, presidenti i Institutit Robert Koch, një institut i shëndetit publik në Gjermani, tha se një valë e dytë e infeksioneve do të vijë me siguri, duke shtuar se shumica e ekspertëve ndajnë të njëjtin mendim me të.

“Kjo është një pandemi, ndaj ky virus do të mbetet në listën tonë të shqetësimeve mjekësore deri sa të jenë infektuar 60% deri në 70% të popullatës,” tha ai, sipas gazetës Times of London.

“Prandaj ne e dimë me shumë siguri se do të ketë një valë të dytë. Shumica e shkencëtarëve janë të sigurt për këtë.”

Wieler gjithashtu tha se ishte “një lajm shumë i mirë” që Gjermania, qeveria e së cilës u vlerësua për trajtimin e saj të shpërthimit të koronavirusit, kishte parë infeksione të reja ditore të binin në mes 700 dhe 1.600 në ditë.

Shtetet gjermane janë përpjekur të fillojnë rihapjen e restoranteve, bareve dhe hoteleve, megjithëse Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar kundër lehtësimit të shpejtë të kufizimeve. (SCAN)