Sipas te dhena te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak vendin e pret një fundjavë e ngrohtë dhe me diell.
Dita e shtunë përgjithësit do të jetë me diell e vranësira të lehta kalimtare.
Të dielën parashikohet zhvillim i vranësirave të cilat në mesditë e pasdite do të pasohen nga reshje shiu lokale në afate të shkurtra kohore.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet, gjë e cila do të sjellë rritje temperaturash si në mëngjes dhe në mesditë, kryesisht të shtunën.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4. Era dhe valëzimi do të vijnë në shtim prej mesditës së të dielës.
Ju urojmë një fundjavë të mbarë!