Reklame:

“Rrezatimi termik”/ Ja pse qeni kupton kur semuremi!

Qeni sa vjen dhe më shumë na habit me zotësine e tij të nuhatjes. Hunda e qenit jo vetëm se është 100 milion herë më shumë e ndjeshme se hunda jonë, por studimi i fundit tregon se është në gjëndje të dallojë dhe rrezatim termik.
“Gjetja e fundit është vërtet për tu përshëndetur-thotë Dr Bekoff, profesor në Universitetin e Kolorados, SHBA- pasi i shton qenit dhe një dhunti tjetër shumë të përdorshme duke e plotësuar akoma më shumë zotësinë e tij”.
Kafshët që dihen tashmë se kanë ndjeshmëri ndaj rrezatimit termik janë lakuriqi vampir, disa gjarpërinj dhe një lloj brumbull i zi. Të gjitha këto kafshë e përdorin këtë shqisë për të gjuajtur prenë e tyre.
Për të testuar këtë ide, kërkuesit bënë 2 eksperimente të ndryshme. Një eksperiement përfshinte gjetjen e objekteve të ndryshme nga qentë pa pasur mundësi ti shihnin objektet apo ti nuhasnin, por vetëm me anën e nxehtësisë që lëshonin trupat. Dhe eksperimenti i dytë kishte të bënte me skanimin e trurit të 13 qenve të rracave të ndryshme ku dokumentohej reagimin e trurit kur qenve ju prezantoheshin objekte me temperatura të ndryshme.

Te dyja këto eksperimente treguan se qeni, ashtu si dhe lakuriqi i natës (vampire bats) mund të dallojnë objekte me temperatura shumë të ulta dhe pjesë të caktuara të trurit aktivizohej nga rrezatimi termik.
Shkencëtarët mendojmë se kjo dhunti e tyre vjen si trashëgimi nga ujku gri i cili përdorte për të gjetur trupa të ngrohtë gjatë gjuetisë së tij.
Studimi ka nevojë për kërkime të tjera në vazhdim për të parë kombinimin e hundës së qenit dhe trurit të tij në përcjelljen e sinjaleve të ndryshme.

Si përfundim është shumë interesante që të vërtetohet se shkrimtari i madh Xhek London kishte të drejtë kur fliste sesi qeni i slitës Bak (Buck) drejtonte slitën, ashtu sic shkruan shrimtari: “jo më anën e shikimit dhe as të nuhatjes, por me disa dhunti të tjera ” .
Mbase tani ka kuptim pse qeni është i pari që e vë re kur një pjestar i familjes fillon dhe sëmuret, mundet që ta dallojë nga ndryshimi i temperaturës së trupit të personit të sëmurë. (Veterineret)