Reklame:

Bllokimi nga pandemia, deme te renda ekonomike ne zonat rurale

Pandemia e koronavirusit edhe pse nuk është ndjerë në zonat rurale, ka dhënë efekte të rënda ekonomike.

Fermerët që me prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale siguronin jetesën e familjeve të tyre, janë në vështirësi të mëdha ekonomike, për faktin se janë në pamundësi për të shitur produktet e tyre.

Mungesa e transportit ka bërë që këto produkte të jenë të destinuara për t’u hedhur. Fermerët shpresojnë sa më shpejt të hapen rrugët në mënyrë që edhe ata të kenë mundësi të shesin produktet e tyre dhe këtë shpresë, me sa duket, e kanë vetëm te Zoti. (A2)