Reklame:

Produktet kancerogjene qe mund t’i keni ne shtepi

Disa prej produkteve te cilat keni në shtëpi mund të jenë toksike, por ka edhe nga ato që mund të jenë kancerogjene. Është shumë më mire që të blini produkte organike apo ato tradicionale. Këtu keni 5 produktet kancerogjene që ju mbani në shtëpi.

Shampo

Shkencëtari David Suzuki, raporton 80% të produkteve shtëpiake që kanë kimikate. Shampot kanë kimikate, pasi ato përmbajnë shumë aromë, ngjyra dhe kokamid diethanolamina që janë shkelësit më të këqij. Edhe disa shampo “organik” apo “natyral” përmbajnë kimikate të këqija.

Qirinjtë aromatik

Edhe pse ata lëshojnë aromë të mirë, ata janë shumë larg prej atyre natyral. Në fakt shumica e qirinjve përmbajnë kimikate shumë të këqija. Gjithashtu mund të irritojnë sytë, hundën, fytin dhe lëkurën dhe mund të shkaktojnë kancer.

Sprai aromatik

Sprai aromatik dhe parfumet përmbajnë diku rreth 3 mijë kimikate që të krijohet era perfekte, shkruan “Daily health post. Kjo mund të shkaktoj problem neurologjike, imunitet të dobët, astmën, irritim të syve, kancer dhe shumë gjëra të tjera.

Mjetet apo produktet që përdoren në art

Produktet që përdoren në art si ngjitësi, ngjyrat nuk duhet të përdoren ng fëmijët. Në fakt këto produkte janë të njohura që shkaktojnë dhimbje koke, djegie, problemE me frymëmarrjen, dëmtim në veshkë dhe kancer.

Insekticidet dhe pesticidet

Këto produkte nuk mbysin vetëm virusin, ato ngadalë mbysin edhe familjen tuaj. Këto produkte funksionojnë duke përdorur neurotoxina si pyrethoids që mund të shkaktojë sëmundjen e parkinsonit.

Këto produkte janë shumë të këqija për fëmijët, që janë më shumë sensitive për mjedisin dhe mund të shkaktojnë sëmundje apo vdekje.