Reklame:

Kalendari i bujkut per muajin Qershor 2020

Në kalendarin e bujkut jepen të reja shkencore nga fusha e bujqesisë, blektorisë, bletarisë,
nga vendi dhe bota.
Kalendari i Bujkut ka vetëm karakter te informimit për të gjitha kulturat bujqësore që
kultivohen.
Më poshtë po japim punët kryesore që do të bëhen dhe duhet më pase parasysh nga ana e bujkut
si edhe masat që duhet të merren për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga semundjet dhe
demtuesit për muajn QERSHOR 2020.

PUNIMET NË ARA

Për bimen e Grurit:
Në zonën tonë bima e grurit e ka mbaruar ciklin dhe rreth datës 10 qershor fillon korrja, ndersa ne zonat me te ftofte me vone. Prandaj duhet të merren masa për mbylljen e vijave kulluese, korrja e vendeve ku nuk ka mundesi të korrë autokombaja. Në zonat malore semundja kryesore është Septoriza dhe demtuesi janë afidet. Duhet të kemi mirë parasysh që ne kufijt kritik të bëhen trajtime me insecticide dhe fungicide për ti luftuar të dyja.
Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat)
Azadiractin, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, por gjithmone në qoftë se shihet e nevojshme trajtimi sepse brenda pak ditësh mund ta korrim.

Për bimen e Misrit
Në bimen e misrit gjatë ketij muaji duhet te bejm kujdes te vrojtojm per krimbin e tij, ne qofte se kemi prekje duhet te bejm nje trajtim me insekticid. Dhe gjate ketij muaji ne qofte se nuk kemi pasur shira, e mira eshte te bejme nje vaditje.
Për bimen e Misrit të dyte (Hamullor)
Në ato parcela që kemi vendosur të mbjellim miser hamullor duhet të merren masa që menjëherë pas korjes së grurit të pastrohet parcela nga byku (kashta e grurit), por asnjëherë të mos aplikohet djegia e tijë në are. Përgaditja e tokës duhet të bëhet në atë menyre që të krijojme një shtrat të shkrifet për mbirjen e farave.
Mbjellja e misrit hamullor per prodhim kokerr afati me i pershtateshem 10-15 qershor deri ne ditet e para te korrikut, dhe sigeron pjekjen ne fund te tetorit dhe fillim te nentorit. Norma e fares me makina te zakoneshme eshte 30-40kg /ha, kurse mbjellja me saktesi norma e fares eshte15-25kg/ha. Kur miseri eshte per prollim foragjer norma e fares rritet me 15% dhe kure mbjellja behet shum e hershme shtohet 10% e normes se fares. E rendesishme eshte sigurimi i numerit te bimeve per hektar. Ne kushte te ujiteshme , per prollim kokerr numeri i bimeve luhatet 60.000-80.000 bime per hectare. Per miserin hamullor kokerr shkon nga 70.000-100.000 bime/ha.
Rrallimi eshte nje proces me anen e te cilit rregullohet dendesia e pershtateshme e bimeve . Rrallimi duhet te filloj 3-4 jave nga mbirja dhe bima ka formuar 3-4 gjethe.
Prashitja; kultivim prashitja behet 35-50 ditet e para te jetes, deri sa bima te arrije lartesin 60-70cm. kultivim prashitja e par behet ne 15 cm lartesi dhe kultivimet e tjera behen 12-15 dite pas
Pleherimi plotesues behet gjate vegjetacionit zakonisht me 2-3 duar ,duke pasur parasysh zhvidhimin e bimeve. Pleherimi i pare plotesues behet kur bima ka 3-5 gjethe ne kete kohe miseri zhvidhon rrenjet e perhershme dhe ka nevoj per lende ushqyese te gateshme.Sasia e plehut qe perdoret ne kete dore eshte 50% e sasis se plehut te planifikur. Dora e dyte hidhet mbasi ka arritur reth 12-14 gjethe.
Menjëherë mbas birjes të kontrollojmë për dozesën dhe të hedhim ushqime të helmuara. Për krimbat e misrit të fillojme trajtimet kur në 100 bime kane larve të çelura 1 deri në 2 bime. Trajtimet përseriten pas 15 ditesh.
Disa lënde aktive për luftimin e krimbave të misrit dhë dosëzes:
Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, Chlorpyrifos-ethyl. Chlorpyrifos + Cypermethrin

Për bimen e Fasules:
Në fasule dëmtuesit kryesor janë Afidet, por edhe Fuzarioza është e pranishme për të kufizuar këtë semundje duhet të kufizojmë sa të jetë e mundur ujitjen me norma te larta uji. Të luftojmë që qafa e rrënjes të mos përmbytet.
Për afidet (morrat) janë shume lënde aktive por disa që janë më të gjetura në treg.
Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, spinosad, cypermethrin.
Ndërsa për fuzariozen edhe këtu janë disa preparate por më e mira mbi të gjitha është para se të mbjedhim fasulen duhët të bëjmë një dezinfektim të tokës me preparatin Dazomer kështu që kemi një efekte më të mire kunder kësaj semundje por njëkohesishtë ky dezinfektim lufton shumë semundje ku edhe marrim rezultate më të mira.
Ndërsa me preparate kimike janë: Tebuconazole, Propiconazole etj.

Për bimen e Patates:
Bima e patates është në fazat e fundit por Bubërreci eshte i pranishëm sidomos ato që janë mbjellur në fund të muajit shkurt pasi gjethët janë të freskëta. Rreziku i vrugu tëk patatja ka rënë por nese do të ketë rreshje duhët të bëjme nderhyrje.
Disa lënde aktive për luftimin e Bubërrecit dhë të Vrugut.
Kundër vrugut. Benalaxyl, Mancozeb, Folpet, Fosetyl-Al, Cimoxamyl etj, por keshillohet që çdo preparat të ketë dy lende aktive që semundja të fitoje sa më pak imunitet.
Ndërsa përsaj i përket Bubërrecit të patates duhet të bëjme pak kujdes sepse shumë veze janë të vendosura poshtë gjethit edhe insekticidet që perdorim nuk japin efekte ne to sepse në përgjithsi insekticidet nuk janë ovicide por ka në treg dhe mund ti përdorim ose ti vëzhgojme, dhe sa të çelin të parat të bëjme trajtim më një insekticid sistemik.
Kundër Bubërrecit e Afideve. Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, Spinosad, Cypermethrin.

Për bimen e Domates në sera
Bima e domates në sera është në frutifikim të plotë ajrosja e rregullt e seres është një kusht i domosdoshem për të mbajtur gjendjen fitosanitare nën kontroll që të mos krijomë kushte për shfaqjen e vrugut, njollosja kafe, alternaries. Për demtuesit si afidet, kepushat, dhe krahbardha duhet të bëjme kontrolle të vazhdueshme të bëjme trajtime kur është kufiri kritik.
Disa lënde aktive për luftimin e krahëbardhes, afidet, këpushes dhe vrugut.
Për luftimin e vrugut: Folpet, Fosetyl-Al, Benalaxyl, Mancozeb, Propineb, etj.
Për luftimin krahëbardhes, afidet, këpushes, Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine Bacillus Thuringiensis- ështe produkt biologjik, Spinosad- eshte produkt biologjik, Azadiractina etj.

Për bimen e domates në fushe.
Problemet kryesore në muajin Qershor për domaten në fushë janë vrugu, afidet dhë barerat e egra.
Disa lënde aktive për luftimin e krahebardhes, afidet , kepushes .
Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (ështe Produkt Biologjik), Spinosad (eshte Produkt Biologjik) Azadiractina etj.
Kunder vrugut. Benalaxyl, Mancozeb, Folpet, Fosetyl-Al , Propineb. Edhe këtu është mirë të përdorim preparate me dy ose më shumë lënde aktive që të jene edhe kotaktin edhe sistemike

Për bimen e kastravecit
Semundja kryesore e kastravecit është Vrugu prandaj çdo jave duhet të bëjme trajtime për vrugun. Gjatë këtij muaji do të shohim edhe bime të zverdhura që është fuzarioza për trajtimin e saj duhet të bëjmë trajtime me fungicide sistemuike ose 2-3 % leng bordolez duke e hedhur mbi qafen e rrenjes dhe 15 cm siper ne kercell.
Disa lënde aktive për vrugun dhe fuzariozen:
Për luftimin e vrugut: Folpet, Fosetyl-Al, Benalaxyl, Mancozeb, Propineb, etj.
Për luftimin e hirit dhe fuzariozes. Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol etj.

Për bimen e Shalqinit.
Dëmtuesi i zakonshem për kulturen e bostanit është morri dhe dozësa. Të bëhet kontrolli i vashdueshem i faqes së poshtëme të gjëthës për pranine e kepushes. Semundja është fuzarioza e cila shoqerohet me zverdhje të gjëthëve dhë me vonë me tharje, për të përcaktuar këtë shkulim një rrënjë dhe nëse gypat që qojnë lengjet në gjethe janë me ngjyre kafe atëherë kemi fuzariozen, kujdes duhet të bëjmë edhe më antraknozen që i nxiejnë frutat dhe i deformon
Disa lënde aktive për luftimin e morrit, dosezes dhe kepushes.
Për luftimin afideve. Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (ështe Produkt Biologjik), Spinosad (eshte Produkt Biologjik) Azadiractina etj.
Për luftimin e kepushave. Abamectin, Spinosad, Azadiractin, Lufenuron Etj.

Për bimen e Pjeprit:
Vrugu është prezente prandaj duhet të kontrollojme çdo dite, semundja tjeter është hiri .
Disa lënde aktive për luftimin e vrugut dhe të hirit:
Për luftimin e hirit: Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol, Squfur etj
Për luftimin e vrugut: Fosetyl-Al, Propineb, Folpet Mancozeb, Metalaxyl, Hidroksid Bakri etj.

Për bimen e Hardhise.
Në vreshtat e vitit të parë.
Në vreshtat e reja gjatë këtij muaji duhet të bëhen këto procese pune:
Llastari që kemi lënë për tu rritur vazhdojme ti heqim sqetulloret dhe të bëjmë lidhjen pas shtydhës mbeshtetes.
Toka të mbahet e paster nga barërat e egra.
Edhe në këte muaj, në ditet e fundit të qershorit të bëhen plehërimet plotesuese me: 20 gram / Nitrat Amoni, 60 gr Superfosfat për çdo rrënjë. Hedhja e plehut bëhet në këtë menyrë: në largesinë 25 cm larg bimes dhe rreth 25 -30 cm në thellesi hapet një vrimë me qysqi dhe hidhet sasia e me siperme e plehut por në drejtime të kundra me hedhjene që kemi bërë në muajin Maji. Problemet e semundjeve nuk duhet të harrohen, si vrugu dhe hiri. Të përdoren produkte me baze bakri dhe squfuri.

Në vreshtat e vitit të dytë
Lastaret fillojne të rriten me shpejtësi, Sqetulloret që dalin lihen por keto pincohen ne 2-3 gjethe. Bimet lidhen në kallamin mbështetës që të rriten sa më drejt.
Edhe në vreshtat e vitit të dyte problemet e semundjeve nuk duhet të harrohen, si vrugu dhe hiri.

Në vreshtat e vitit te tretë
Në vreshtat që jane në prodhim duhet të kemi parasysh këto proçese:
Këtë muaj perveç semundjes së hirit që ka qenë prezente që në momentin e daljes se gjetheve edhe vrugu, prandaj duhet të vazhdojne trajtimet. Rreth datës 10-15 qershor fillon fluturimi i tenjës prandaj në ditet e fundtit të Qershorit dhe dite e para të Korrikut duhet të behen trajtime kundra Tenjës dhe kjo duhet të perseritet mbas 7 ditesh.
Disa lënde aktive për luftimin e vrugut hirit dhe tenjës:
Për luftimin e tejes Chlorpyrifos, Chlorpyrifos + Cypermethrin, deltamethrin etj.
Për luftimin e vrugut. Fosetyl-Al , Propineb. Folpet mancozeb, metalaxyl etj
Për luftimin e hirit Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol etj

KULTIVIMIT TË SHEGËS

Gjatë muajit Qershor në kulturen e shegës duhet të bejm mbikqyrjen për ndonje insekt te demshem, dhe per ndonje krasitje te gjelber nqs eshte e nevojshme dhe ndonje munges ushqimi qe mund te shfaqe.

Për bimen e Molles dhe të Dardhës
Semundjet kryesore për mollen dhe dardhen është kroma, ndersa demtuesit janë krimbi që në ditet e parë të muajt Qershor, duhet të bëhet trajtimi. Ne molle mund të ketë infeksion edhe nga kepusha e kuqe, afidet, tenja, në zone malore larvat e krimbit te mollës çelin rreth datës 25 Qershor.
Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) dhe tenjës.
Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos, Acetamiprid, Imidacloprid, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine.
Mund te kemi infeksion edhe nga hiri apo edhe zjarri bacterial.

Për bimen e Pjeshkes.
Një problem serioz ështe kapnodësi nese gjatë muajit të kaluar nuk janë izuoluar trungjet e pemevë të pjeshkës me shishe plastike ateherë në fillim të ketijë muaji duhet të bëhet izolimi i trungjeve me shishe plastike. Kjo bëhet kështu: merret një shishe plastike, i pritet fundi, pritet edhe lart, pritet edhe për së gjati, pastaj futet trungu i pjeshkes në të. Në fillim të muajit duhet të kontrollojme edhe në gjethe po pati insekte të kapnodesit duhet te bëjmë trajtime kimike. Demtues të tjerë janë: tenja e lindjes, afidet dhe kepushat, ndërsa ndër semundjet eshte Hiri.
Disa lënde aktive për luftimin e Tenjes se lindjes, afideve, kepushave dhe Hirit.
Për luftimin e hirit. Cyproconazolo, Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol
Për luftimin e tenjes afideve. Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (ështe Produkt Biologjik), Spinosad (eshte Produkt Biologjik) Azadiractina etj.
Për luftimin e kepushave. Abamectin, Spinosad, Azadiractin, Lufenuron Etj.

Për bimen e Qershise
Në zonen e malore dhe në varietetet e vona duhet të bëjmë trajtime kunder mizes së Qershisë.
Disa lënde aktive për luftimin e mizes se Qershise:
Spinosad, Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine Bacillus Thuringiensis

Për bimen e Fikut
Rreth datës 15 qershor çelin larvat e breshkëzez larvat dalin nga femrat dimeruese duhet të bëjme trajtime, kur kanë çelur 10-15 % e larvave ndersa trajtimi i dyte pas 15 ditesh.
Disa lënde aktive për luftimin e breshkëzez.
Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos.

Për bimen e Ullirit
Këtë muaji nuk demtohet ulliri nga miza as nga breshkeza. Por nuk do te thote qe nuk duhet te bejm monitorimin e tyre, sepse insektet apo semundjet kane gjithnje e me shume tendence rritjeje.
Disa lënde aktive për luftimin e breshkëzez
Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos etj.
Ne kete faze te ullirit mund te bejm edhe trajtim me ushqime te lengshme, ne varesi edhe te shendetit te bimes.

Për bimet e Agrumeve
Në bimet e agrumeve demtuesit kryesorë gjatë këtije muaji janë :
Afidet , krahebardha dhe tenja minuese.
Disa lënde aktive për luftimin e Afideve, krahebardhave dhe tenjës minuese
Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, spinosad, cypermethrin.

Për bimen e Duhanit
Megjithse gjethet e duhanit janë rritur perseri pleshti i duhanit nqs
jane 3 pleshta për bime duhet të ndërhyjme me trajtime pasi gjethët e biruara nga pleshti ulin prodhimin dhe çmimin për kg.
Disa lënde aktive për luftimin e pleshtit te duhanit.
Bacillus Thuringiensis (ështe Produkt Biologjik), Spinosad (eshte Produkt Biologjik) Azadiractina etj.

Pergatiten:
Agr . Jak Pacani
Agr . Aldo Game
Agr . Ardjana Vasija
Agr . Afrime Abdullahi