Çfarë mund të bëjnë punonjësit e ushqimit për të siguruar praktikat e higjenës?
- Covid-19 sjell shumë pak ndryshime për bizneset ushqimore në lidhje me sigurinë ushqimore. Higjena dhe praktikat e sigurta vazhdojnë të jenë kyçe.
- Raporti mjekësor i aftësisë për punë dhe procedurat normale, që zbatohen në bizneset ushqimore, duhet të sigurojnë që punonjësit e infektuar të mos merren me përgatitjen e ushqimit.
- Punonjësit nuk duhet të punojnë nëse kanë një nga simptomat e COVID-19. Nëse një punëtor i infektuar merret me ushqimin, ka mundësi ta kalojë virusin, nëse kollitet ose teshtin, në ushqimin që po pregatit ose në sipërfaqet e punës së biznesit ushqimor.
- Infeksioni mund të kalohet edhe përmes kontaktit fizik me duar, me përjashtim kur ndiqen rreptësisht praktikat personale të higjenës.
Ndiqni fotot e meposhtme te cilat ilustrojne praktikat qe duhet te ndiqen per higjenen ne situaten e pandemise.