Reklame:

Studimi i Specialistit Pilku/ “Impakti i Covid-19 ne Agrobiznes”

Specialisti i Bujqesise dhe i Agrobiznesit Ilir Pilku ka kryer nje studim mbi impaktin e pandemise ne sektorin e Agrobiznesit. Studimi ne fjale eshte botuar pak dite me pare dhe permban te dhena statistikore te eksportit dhe importit te produkteve bujqesore gjate periudhes se izolimit duke i bere nje analize te detajuar dhe profesionale.

Përhapja e Covid-19 është para së gjithash një tragjedi njerëzore, duke prekur qindra mijëra njerëz. Ajo gjithashtu ka një ndikim në ekonominë globale.

Nuk është e mjaftueshme të njohësh ndikimin e pandemisë Covid-19 në ekonomi, veçanërisht ne sektorin bujqësor, dhe domosdoshmeria per te hartuar nje plan masash te detajuar per siguruar një mjedis të favorshëm brenda të cilit sektoret ekonomik te mund të parandalojne sadopak pasojat katastrofike.

Nga analiza e produkteve të serrave të tregtuara deri në fashën e vrojtuar rezulton që prodhimi i serave (me perjashtim te kultures se kastravecit) është tregtuar me shtesë si në volume ashtu edhe në vlerë financiare, pra fermerët dhe konsoliduesit ekpsortues kanë gjeneruar një të ardhur më të madhe në krahasim me vitin 2019.

Edhe në kulturën e luleshtrydhes rezulton një rritje e ndjeshme krahasur me vitin 2019, pavarësisht se për varietetin Sabina ka akoma 5% produkt të pavjelur për treg.

Gjetjet nga materialet e analizuara dhe anketimet e drejtpërdrejta me aktorë kyc ne zhvillimin e
bujqësisë ofrojnë një tabllo të qartë ku aktoret kryesore të zinxhirit vlerës financiare të indikuara
nga Covid-19 ndahen në 3 grupime kryesore:

Kërkesa për financimin e bujqësisë në Shqiperi është e lartë. Rëndësia e shërbimeve të kredisë rurale mund të kuptohet më mirë duke shqyrtuar kontributin e këtij sektori ndaj zhvillimit ekonomik të vendit. Bujqësia përbën një pjesë të rëndësishme të jetës së familjeve rurale, të cilët përbëjnë rreth 50% të popullsisë. Në nivelin makro, bujqësia përbën rreth 21% të PBB dhe vijon të dominojë ekonominë shqiptare për nga numri i të punësuarve me rreth 40% të totalit të të punësuarve. Ekziston një nevojë e madhe për kredi afatgjata për financim më të madh në makineritë bujqësore, qendra grumbullimi dhe trajtimi, serat dhe mbjelljen e pemishteve të reja, mbarështimit të blegtorisë si dhe në pajisje për përpunimin bujqësor.

Gjithashtu edhe sektorët e qumështit dhe të hortikulturës ofrojnë mundësitë për financimin e zinxhirit të vlerës. Qasja në financa është shumë më e lehtë për përpunuesit dhe tregtarët me shumicë që shesin sasi të mëdha me një cikël më të shkurtër të projektit se sa për prodhuesit primar bujqësor.

Sektori i kreditimit të biznesit bujqësor në aktivitetet e përshkruara më lart, por jo vetëm, pritet të ketë një rritje të lehtë të NPL (Non Perfomed Loans). Kjo lidhet me mungesën e aftësisë paguese të fermerëve të vegjël që kultivojnë perime në serra (kryesisht kulturat që kanë ulje të ndjeshme të fitimit të planifikuar). Mundësitë e prodhuesve bujqësorë për burime financiare shtesë, gjatë periudhës së pandemisë, ballafaqohen me mjaft kufizime, të cilat japin efekte në prodhimin, në ristrukturimin e fermës dhe në investimet, që duhet të kryhen në to.

Këto kufizime janë rezultat i kombinimit të faktorëve, që rrjedhin nga pengesa e aksesimit të nevojave për kredi si pasojë e qarkullimit, informacioni jo i plotë në tregjet financiare rurale si dhe i një sërë problemeve specifike të periudhës së pandemise. Situata e Covid-19 në lidhje me levizjen e stafit të institucioneve financiare ka krijuar një distancim me klientët fermerë të kredituar. Kjo thellohet më shumë nisur nga pozicionet gjeografike të kredimarrëseve në zona rurale të cilët operojnë në distanca të
largëta me pikat e shërbimit. Mungesa ose ulja e kreditimit bujqësor gjatë kësaj periudhe dy mujore ka krijuar një pengesë në zhvillimet e disa nga aktivitetet bujqësore të cilat kanë nevojë për likuiditet. Kryesisht nevoja për kreditim lidhet me këto aktivitete:

Mbjelljet e reja në fushë të hapur (drithërat dhe baza ushqimore për blegtorinë);

Shërbimet agro-teknike në pemtari që lidhen me blerjet e inputeve bujqësore për spërkatje dhe plehrim;

Kapital qarkullues për industrinë përpunuese (qumështit dhe konservimit) që lidhet me rritjen e kapaciteteve përpunuese si pasojë e rritjes së lendës së parë të prodhuar nga fermerët;

Kapital qarkullues për pikat e grumbullimit dhe eksportit dhe kryesisht atyre të eksporteve të perimeve në serra ku fluksi i lëvizjes së prodhimit është shumë i lartë;

-Pavarësisht se BE-ja lejoi shtyrjen e kontratave të projekteve fituese të IPARD-it, kreditimi i këtyre projekteve mbetet një pikë e rëndësishme në implementimin në kohë të planeve të investimit. Për më tepër, kjo lidhet edhe me perdorimin me efikasitet të fondit të garancisë së BERZH-it dhe Qeverisë Shqiptare.
Vazhdimin e mbështetjes me kreditim të sektorëve potencialë, dhe kryesisht atyre që edhe në këtë situatë pandemike performuan shumë pozitivisht, sic janë ndërtimi i serrave bashkëkohore, sektorit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit etj.

Mbeshtetje të investimeve në sektorin bujqësor për ato teknologji që ndikojnë në mitigimin e riskut nga ndryshimet e kushteve atmosferike sic janë rrjetat antibreshër për të gjitha kategoritë e pemeve frutore, apo investimet që lidhen me sigurinë ushqimore dhe që tashmë janë detyrime të vendosura në rregullat bazë të menaxhimit të situatës post-pandemike sic janë standartet GMP, HACCP, ISO etj (kryesisht restorantet, turizmi në tërësi, bujtinat pritëse etj).

Agrobiznesi.
Pavarësisht periudhës së veshtirë në fillimin e pandemisë, prodhuesit e perimeve në serra dhe ato që kultivojnë luleshtrydhen kanë performuar pozitivisht financiarisht por edhe me asksesin në tregjet e eksportit.

Situata e Covid-19 krijoi një paqartësi të përkohshme në grupe të ndryshme fermerësh dhe kryesisht atyre që kjo situatë i përkoi me daljen e prodhimit në treg. Aktivitetet më të ndjeshme të identifikuara janë: investimet në perimet e fushës (kryesisht kultivimi i patates), blegtorët e mbarështimit të imtave në rregjim kullusor dhe stallor, agroturizmi dhe turizmi rural etj. Problemi i furnizimit që tejkalon kërkesën e konsumatorit në njësinë e kohës, ndikoi në fermerët e vegjël të cilët nuk ishin në gjendje të shisnin prodhimet e tyre përmes daljeve të tyre normale dhe të preferuar për shkak të kufizimeve të vendosura
nga bllokimi dhe masat e vendosura në lidhje me qarkullimin.

Mungesa e orientimit të grupimit fermerëve të vegjël lidhet edhe më shlyerjen e kësteve dhe respektimin e aktit normativ të Bankës së Shqiperisë. Kjo vështirësi erdhi edhe si shkak i mos-qarkullimit të specialisteve të institucioneve financiare në terren.

Shtyrja e investimeve të mbështetura me grantet e IPARD-it si pasojë e mungesës së respektimit të kontratave nga furnizuesit dhe kreditimit në kohë për pagesat e detyrimeve kontraktuale. Pandemia Botërore ka afektuar shumë sipërmarrje Europiane që prodhojnë teknologji bujqësore dhe pajisje për industrinë përpunuese. Mbyllja apo reduktimi i fabrikave prodhuese do të shoqërohet me vonesa në respektimin e kontratave me perfituesit e skemave të IPARD-it.

Vështirësia e sigurimit të funksionimit të duhur të logjistikës siç është transporti për mallra dhe njerëz si dhe komplikime të tjera e vështiresoi më shumë problemin e paraqitur nga disponueshmëria e kufizuar e punëtorëve për sektorin bujqësor. Vlen të theksohet se në fazat e para problem i identifikuar ishte edhe transporti lokal apo ndërkombëtar për produktet e prodhuara nga fermerët.

Mbyllja e restoranteve, shërbimeve të agro-turizmit apo turizmit rural dhe blerjet më pak të shpeshta ushqimore zvogëlojnë kërkesën për prodhime të freskëta dhe ato blegtorale, duke prekur prodhuesit e vegjël dhe furnitorët lokal. Grupet me të prekshme përfshijnë fermerët në shkallë të vogël, të cilët mund të pengohen nga puna në respektimin e shërbimeve agro-teknike, hyrjen në tregjet e tyre për të shitur produktet e prodhuara ose për të blerë fara dhe inputet e tjera thelbësore. Në vecanti kjo do të ketë indikim për blegtorinë e imët, duke qënë se në këtë periudhë lindjet janë të mëdha dhe aksesi për
tregtimin e qingjave dhe kecave është e vogël.

Aktivitetet e turizmit rural (bujtinat pritese, agro-turizmi, turizmi i aventures etj.) paraqiten
me të prekurit në këtë sektor, duke qënë se kjo është periudha ku ka frekuentim të lartë nga turistë të huaj por edhe ato lokal. Ndërkohë në këtë grupim vecojmë ato subjekte të cilët janë të kredituar nga sistemi bankar, dhe që masat post-pandemike do ta vështirësojne gjenerimin e të ardhurave të planifikuara.

Së fundmi sektori i peshkimit paraqet një humbje nga mungesa e tregjeve, kryesisht rezervatet e peshkut. Periudha 2 mujore e pandemisë shkaktoi një mungesë tregu për afërsisht 500 ton peshk rezervati, pra një vlerë financiare e pa gjeneruar për rreth 350,000,000 lekë (2,845,528 euro). Kjo shtoi koston e prodhimit për aku Akuakulturën si pasojë e vazhdimit të furnizmit me ushqim të rezervateve