Reklame:

SHMU/ Paqendrueshmeria e motit do te vazhdoje edhe per disa dite

Muaji Qershor i këtij vitin më tepër po na kujton vjeshtën se sa verën ndërsa edhe dita e sotme ka patur mot të paqëndrueshëm shoqëruar me reshje shiu. Sipas te dhenave te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak sasia më e lartë e reshjeve për sot u regjistrua Tiranë me 27.8mm shi, sasi kjo e akumuluar brenda pak orëve pasi reshjet ishin në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Reshje shiu ka patur edhe në qytetin e Elbasanit me 7.0 mm shi ndërsa më qytetet e tjera të vendit reshjet kanë qenë më të dobta dhe sasi më të pakët se 7mm. Temperatura më e lartë për sot u regjistrua në qytetin e Beratit me 27ºC ndërsa për Kryeqytetin 25ºC.

Tendenca e këtyre ditëve rreth situatës meteorologjike do të vijoj edhe për ditën e nesërme. Moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale. Nga orët e mesditës deri në ato të pasdites përsëri reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive më tepër të përqëndruara në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit.

Sa i përket temperaturave ato në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 9ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato bregdetare ndërsa për vlerat e mesditës pritet rritje e lehtë nga 25ºC në relievet malore deri në 30ºC në ato të ulta e bregdetare