Reklame:

“Lopet” japin shprese per gjetjen e vaksines kunder covid-19!

Ashtu si të gjitha kompanitë, me të gjitha njohuritë dhe mundësitë e tyre të drejtuar ndaj prodhimit të vaksinës dhe gjetjes së një trajtimi ndaj pandemisë së shkaktuar nga covid-19, edhe një kompani biotech në Dakota Jugore në Amerikë, po bëjnë çështë e mundur në gjetjen e një zgjidhje të mundëshme që të mund ti jepet fund situatës që po kalojmë.

Deri këtu duket se gjithçka duket si një përsëritje e kërkimeve dhe përpjekjeve të bëra,
Por e veçanta është se nga Dakota e Jugut po vijnë vërtet rezultate premtuese.
Antitrupat e përfituar vijnë nga … LOPA.

Sigurisht nuk flasim për lopët e prodhimit të qumështit dhe që i shohim kudo, as ndonjë rracë lope speciale, por po flasim për lopë të modifikuara gjenetikisht.
Për më shumë se 20 vjet kompania SAb Biotherapeutic of Siux Falls në Amerikë, po prodhon antitrupa nga lopë të modifikuara gjenetikisht.

Lopët e kësaj kompanie janë modifikuar që sistemi imun i tyre të ketë të njëjtën përgjigje dhe reagim që ka dhe sistemi imun i njeriut.
Lopët janë një burim premtues i prodhimit për antitrupa të ndryshëm jo vetëm se kur lopët prodhojnë antitrupa japin një kovë të mbushur plot me antitrupa (sqarim;trupi i tyre prodhon dyfish antirtupa për mililitër sesa gjaku i njeriut), por dhe se lopët prodhojnë antitrupa të ndryshëm dhe shpresa është se mbase të paktën një prej tyre do të jetë me rezultat pozitiv.

Tashmë vëmedja është kthyer e gjitha ndaj prodhimit të antitrupave ndaj SARS-CoV2.
Shpresa është se brenda disa muajsh lopët do na japin prodhimin e shumëpritur thonë kërkuesit, gjithsesi pengesat janë të shumta përfshirë mosnjohjen e plotë të natyrës së covid-19. Deri më tani asnjë nga antitrupat e përfituara nga kafshët nuk është aprovuar për të trajtuar ndonjë sëmundje. (Mjekësia Veterinare Shqiptare)