Afati i pageses se tatimeve nga subjektet e regjistruara ne Bashkine Lushnje shtyhet deri ne daten 30 tetor 2020. Keshtu eshte shprehur Drejtori i Tatimeve prane Bashkise z. Elton Korreshi. Pas afatit te pare per pagesat i cili ishte ne 30 Qershor, duke pare situaten e veshtire ekonomike eshte pare e arsyeshme qe ky afat te rishtyhet serish.
Aktualisht jane duke u bere vleresimet e subjekteve dhe verifikimet e duhura nga administrata tatimore e bashkise.
Pyetjes nese ka ndryshim te tarifave per subjektet nga pandemia zoti Korreshi ju pergjigj se vetem lokalet te cilat kane zene siperfaqe publike nuk do te paguajne detyrimin qe kane ndaj bashkise per kete siperfaqe per tre muaj.
Situata e pandemise solli si domosdoshmeri ndryshimin e afatit duke e zgjatur ate deri ne fund te teorit 2020. Nese ka ndryshim te numrit te subjekteve te cilat jane regjistruar ne bashkine Lushnje, zoti Korreshi do ti pergjigjet pas mbylljes se procesit te verifikimit.
-“Aktualisht jemi duke u derguar te gjithe subjekteve njoftimin mbi detyrimin dhe venien ne dijeni qe nese munden ta paguajne ate ne llogarine e bashkise. Kjo per te ndihmuar ne realizimin e investimeve te planifikuara nga Bashkia Lushnje per vitin 2020”. – u shpreh z. Elton Korreshi.