Reklame:

Tregtim ushqimesh te skaduara – AKU vendos 2 masa administrative gjate 24 oreve te fundit

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit 608 inspektime dhe monitorime në garantim të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të Taks-Forcës anti-covid.

AKU bën me dije se është duke këshilluar në çdo monitorim që bizneset të kujdesen për zbatimin e protokolleve të sigurisë, si pajisjen me maska dhe mbajtjen e distancës fizike.

Sipas njoftimit gjatë inspektimeve janë dhënë dy masa administrative për tregtim të produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 14 mostra për monitorimin e qumështit.