Vemendja ndaj familjeve ne nevoje dhe varferi ekstreme ka qene prioritet i Myftinise Lushnje dhe imameve te saj ne xhamite vartese. Gramoz Blliku, Myftiu i xhamise Lushnje ka bere mjaft ndryshime pozitive per komunitetin Mysliman ne Lushnje e Divjake por vecanerisht duke disiplinuar e sistemuar mjaft probleme te mbartura nga paraardhesit.
Maredheniet korrekte dhe ndihma ndaj njerezve ne veshtiresi jane aspekte qe bejne diferencen lehtesisht per cdo besimtar ose jobesimtar. Nga vezhgimet tona gazetareske apo si Organizate Horizont EU kemi evidentuar me dhjetera raste ku nevoja per ndihma ushqimore ka qene jetike.
I tille ishte edhe rasti i Sektorit te Ri apo Adriatik siç e kane quajtur me pare. 5 familje ne kete fshat prej 40 familjesh ishin ne kushte te varferise ekstreme ose ne veshtiresi ekonomike.
Gramoz Blliku, Myftiu i Lushnjes se bashku me Imamin e xhamise Babunje Sokol Krasniqi u treguan te gatshem per te na shoqeruar ne kete udhetim – vezhgim ku 5 paketa ushqimore me ushqime te shportes me vlere te konsidetueshme ju dhuruan 5 familjeve te cilat kryeplaku i fshatit Eduart Kishta i vleresonte si me te varferit e fshatit per shume arsye.
– Florije Veliasu, kryefamiljare me dialize, me probleme per transportin dhe levizjen per Fier ku duhej te shkonte 3 here ne jave me nje kosto 3,000 leke per cdo vajtje.
-Misir Gjoni familje e varfer.
-Albin Xhongoli, i papune qe punonte coban me nje page minimale per te mbajtur familjen.
-Naze Trimi nene me probleme varferie tipike.
-Skender Hoxha, me nje femije autik 5 vjec i cili nuk njihte asnje lloj mjekimi, edukimi apo terapie siç ligji jua njeh kesaj kategorie.
Keto ishin familjet me problemet e tyre te cilave per nje periudhe te caktuar jua mbylli nje pjese te halleve Myftinia Lushnje.