Ambasada greke në Tiranë ka sqaruar nëse shqiptarët do të mund të hyjnë lirisht në Greqi pas datës 1 Korrik.
Sipas ambasadës, duke pasur parasysh udhëzimet evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit në Athinë nga Shqipëria.
Por nga 1 Korriku nuk do të lejohet hyrja e personave nga Shqipëria në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.
Këtu përjashtohen disa kategori.
Së pari qytetarët grekë, poseduesit e kartës së veçantë të identitetit të homogjenit, ata që kanë leje qëndrimi, ata që kanë banesën kryesore në Greqi, kalimi i kamionëve për transport si dhe hyrja e personave nëpërmjet kufijve për punë dhe kjo duhet faktuar me dokumentet përkatëse.
“Ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 Korrik. Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë”, thuhet në njoftimin e ambasadës greke.
Njoftimi plote
Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β’ 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.
Përjashtohen:
a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi,
b) kalimi i kamionëve për transport mallrash,
c) transporti i mallrave me anije,
d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.
Ky rregjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik. Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë.