Reklame:

RisiAlbania/ Trajnim te stafeve ne pikat e grumbillimit per çertifikimin GlobalG.A.P

Eksporti i produkteve bujqesore po vjen gjithnje e ne rritje dhe kjo kerkon nje pergatitje te stafit te eksportuesve te cilet duhet te sigurojne nje produkt te cilesise dhe standarteve europiane.
Programi i Trajnimit (Farm Assurance) per Certifikimin GlobalG.A.P per Fruta Perimet vjen per here te pare ne Shqiperi me ekspertet me te mire te kompanise GlobalG.A.P ka si objektiv stafin e Eksportuesve te cilet synojne te bashkepunojne me fermeret e tyre dhe te certifikohen ne Grup me GlobalG.A.P.

Konsulentet individe/kompani konsulente te cilet synojne certifikohen nga GlobalG.A.P si konsulent profesionist qe do te asistojne Eksportuesit, SHBB-te, Fermeret ne implementimin me sukses te standartit GlobalG.A.P

Per here te pare ne Shqiperi Konsulentet do te kene njohuri me te thelluara per GlobalG.A.P, per certifikimin ne Grup dhe do te certifikohen direkt nga GlobalG.A.P

Certifikimi GLOBALG.A.P standart i domosdoshem per te hyre ne tregje te reja ,drejt rrjeteve te supermarketeve ne Europe e me gjere, drejt tregjeve ku frutat perimet mund te shiten me shtrenjte.

Shtimi i njesive prodhuesve/fermereve te Certifikuar me GlobalG.A.P do te thote me shume siguri ushqimore, me pak risqe per Eksportuesit, imazh me i mire e vendit tone ne tregjet e medha dhe me shume te ardhura per eksportuesit dhe fermeret.

Certifikimi GlobalG.A.P ne Grup tashme do te jete me i njohur ne Shqiperi dhe do te krijoje me shume qendrueshmeri ne Eksportet e Fruta Perimeve drejt kontratave me tregjet perpara fillimit te sezonit.

Ky program do mundesohet nga bashkepunimi me Albinspekt, platformen Agroquality (http://agroquality.al), mbeshtetjen e RisiAlbania dhe Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural.

RisiAlbania, një projekt inovativ, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe që zbatohet nga Helvetas dhe Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Ministrine e Financave dhe Ekonomisë.