Reklame:

PKDK/ Pas rekuperimit huta Saranda i rikthehet natyres

Pas nje rekuperimi te plote Huta Saranda i eshte kthyer lirise ne natyre.

Gjate nje aktiviteti te organizuar ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta ku mernin pjese perfaqesues nga UNDP, Junior Rangersat e parkut, vizitore te rastit dhe natyrisht stafi i AdZM Fier eshte liruar huta Saranda.

Drejtori i AdZM Fier Ardian Koçi theksoi punen e kujdesshme afro nje mujore qe u krye per rekuperimin e hutes nga specialistet dhe me pas e leshoi ate te lire per tiu rikthyer natyres.

Rruga drejt lirise e hutes Saranda.

Gepostet von Administrata e Zonave te Mbrojtura-Qarku Fier am Mittwoch, 1. Juli 2020

Huta iu nenshtrua nje rekuperimi per afro nje muaj ne qendren e rehabilitimit per faunen e eger e cila ndodhet ne PKDK.
Kjo qëndër është e vetmja e këtij lloji në vendin tonë e hapur me qëllim për të rehabilituar dhe kthyer në natyrë  llojet e faunës së egër që gjenden të gjymtuara, të sëmura  apo në gjendje të dobët fizike.

Aktualisht në qendrën e rehabilitimit po trajtohen disa lloje shpendëshsi shkaba dhe pelikani kaçurrel, të dy keto specie jane pjesë e listës së kuqe të faunës së Shqipërisë.

Mbas leshimit te hutes,ne kafazin e madh kaluam shkaben Mokos,qe po permiresohet perdite e me shume.Idea është qe ti japim mundesi te levizi dhe te ushtrohet per fluturim.Deri tani nuk shikojme konflikt me pelikanin qe është ne trajtim.

Gepostet von Ardian Koci am Mittwoch, 1. Juli 2020