Reklame:

Pastrimi i përroit nr 1 në Kamenicë

Fushata e pastrimit të kanaleve kullues apo përrenjve malorë e kodrinorë është një nga detyrat më emergjente që kanë sot njësitë administrative dhe ndërmarjet që kanë në fokus mirëmbajtjen e sistemit të kullimit. Bashkia Divjakë, duke ditur rëndesinë e këtij procesi dhe konkretisht në këtë periudhë të vitit ku pranvera do të këtë shtim të reshjeve, ka filluar të marë masat për përmirësimin e situatës. Kjo javë ka filluar me njësinë Rremas në zonën e emisarit dhe në Kamenicë ku vazhdon pastrimi i pjesës së mbetur të përroit.  Njësia Administrative Remas ka angazhuar në  punë gjithë mjetet dhe stafin e bashkisë e do të vazhdojë deri në përfundimin e të gjithë përroit.  Përroi me gjatësi rreth 1600 m do të përmirësojë rreth 200 ha tokë por jo vetëm.  Pastrimi i tij do të përmirësojë dukshem imazhin e asaj zone cka kerkon edhe bashkëpunimin e banorëve të zonës si dhe mos lejimin e abuzimit nga banorët apo persona të papërgjegjshëm të cilët nëse nuk ndalen do ta rimbushin atë sërish me mbeturina..