Rrushi mbron nga tretja me vështirësi, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera. Edhe pse ekzistojnë lloje të shumtë rrushi, shumica e konsumatorëve më së shumti njohin rrushin e bardhë dhe rrushin e zi.
Rrushi i zi duhet ngrënë sa më shpesh edhe për shkak të kaliumit, manganit, vitaminave C, B1 dhe B6. Mirëpo edhe për shkak se është i pasur me fibra bimore, kalcium dhe hekur.
Lëvorja e kokrrës së rrushit ka rëndësi të madhe, pasi ajo është e dobishme për shëndetin. Përmban polifenole, antociane, katekina dhe kuercetinë. Këta janë antioksidues që i shkatërrojnë radikalet e lira, ruajnë enët e gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Hulumtimet kanë treguar që rrushi i zi shton nivelin e melatoninës, i cili është hormon i domosdoshëm për gjumë të mirë. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për t’u pastruar nga helmet. Por rrushi i zi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku. Rrushi duhet të jetë sa më i zi dhe kur t’a tundni vilen, kokrrat nuk duhet të bien.
Edhe rrushi i bardhë është i ngjashëm me atë të ziun. Përmban vlerë të përafërta shëndetësore me të, por është më i varfër në fenole. Po ashtu nuk është i pasur aq shumë me kalium e kalcium.
Lëngu i rrushit të bardhë është i përshtatshëm edhe për bebet që sapo kanë filluar ushqimin.
Si t’a ruajmë që të mos prishet?
Mos e lani rrushin kur e fusni në frigorifer, por në momentin e konsumimit. Deri në këtë moment futeni në kuti plastike të mbyllur me kapak të shpuar. Në frigorifer mbajeni në pjesën më të ulët (te koshi i frutave) dhe duhet ta konsumoni e shumta brenda shtatë ditëve.