Reklame:

Zjarri shkrumbon pyllin e Semanit

Prej gati dy ditesh pylli i Semanit eshte nen pushtetin e flakeve te zjarrit.
Për shkak të terrenit të vështirë vënia nën kontroll e zjarrit nuk është e lehtë edhe pse në të janë angazhuar të gjitha forcat e repartit zjarrfikëses së Fierit.

Flakët  favorizohen nga shkurret dhe era, duke djegur çdo bimesi ne pyllin me pisha.

Nderhyrja nga ajri eshte e vetmja menyre per te mpostur flaket por qe deri me tani helikopteri nuk eshte mundesuar nga Forcat e Armatorura.

Jo vetëm në Seman e Gramsh, por Shqipëria është në flakë prej ditësh nga jugu në veri. Në Rubik prej dy ditësh ka vatra zjarri në fshatin Molung. Po ashtu edhe në grykën e Qafë-Thanës, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, lis dhe gështenja.

Problematike situata shfaqet edhe në zinën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër, si dhe në malin e Shëngjinit.