Ambjentalisti dhe kryetari shoqates per Ruajtjen e Mjedisit Natyror Vlore, Niko Dumani ngre alarmin per cenimin e territorit te Zones se Mbrojtur Vjose-Narte.
Ne nje postim te tij ai shkruan se disa projekte ne kete zhvillimore urbanistike dhe per kerkim hidrokarburesh ne det po rrezikojne seriozisht Zonen e Mbrojtur Vjose-Narte.
–Jane te shumta tentativat e investimeve ne zona te mbrojtura e ne kundetshtim me legjislacionin dhe politikat e zhvillimit te qendrueshem ne vendin tone si rasti i kerkimit te vendburimit te naftes ne zonen e mbrojtur Vjose – Narte prane Lagunes se Nartes ne Vlore. Projekti ne fjale eshte kundershtuar nga organizatat mjedisore shqiptare dhe te huaja e ne vecanti nga “Legambiente” .
Pas kaq vitesh konstatohet e njejta mendesi nga vendimarresit tane lokal e qendror, por kete radhe edhe me disa te ashtuquajtur OSHC mjedisore ne Vlore, per nderjyrje mjedisore po ne zonen e mbrojtur Vjose-Narte me dy resorte dhe nje aerodrom, perseri ne kundershtim me legjislacionin tone mjedisor e ne kunderve nie politikes se zhvillimit te qendrueshem”.- Perfundon Dumani
Kete here ne Vlore si pjese e iniciatives “OneAdriatik”, në të cilën janë bashkuar organizata mjedisore aktive nga Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Italia, misioni i të cilave është të ngrenë një zë të qartë dhe të fortë në rajon dhe në nivelet e BE, për çështje që lidhen me mbrojtjen dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore Detit Adriatik, veçanërisht për çështjen e ekstraktimit të naftës.
Anija Goletta Verde lundroi përgjatë bregdetit Adriatik nga Dubrovnik (Kroaci) në Vlorë (Shqipëri), duke ndaluar në portin e Bar (Mali i Zi), me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e komuniteteve lokale dhe rajonale dhe njoftimin e kërcënimit nga aktivitetet e prodhimin të naftës.
Ne Vlore aktiviteti i vijua me nje worshop ku organizata te ndryshme mjedisore, aktore lokal si dhe eksperte kroat dhe italian shkembyen eksperienzat e tyre lidhur me trajtimin e ceshtjeve te kerkim-shpimit per nafte ne brigjet e Adriatikut. Me pas aktiviteti u mbyll me manifestim dhe nje komunikat per shtyp ne mediat lokale dhe kombetare.