Reklame:

“Pergjysmohet” blegtoria/ Subvencionet ende nuk po japin efektin e pritur

Megjithëse në dy vitet e fundit fondet e vëna në dispozicion për mbështetjen e fermerëve përmes skemave kombëtare të financimit, janë përqendruar kryesisht në sektorin e blegtorisë me qëllim zhvillimin e tij, ende duket se nuk kanë dhënë efektin e pritur.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, eksportet blegtorale në vlerë janë përgjysmuar në gjysmën e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, duke e bërë sektorin më të prekur në fushën e bujqësisë,  përgjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Konkretisht nga 422 milionë lekë produkte të eksportuara në 6 mujorin e parë të 2019-ës, gjatë këtij viti janë tregtuar jashtë kufijve 288 milionë lekë produkte blegtorale.

Rënia regjistrohet në afro 31.8 për qind. Po ashtu pandemia duket se ka ndikuar edhe importin e këtyre produkteve, duke pësuar një rënie me 14.7 për qind. Konkretisht, vlera e importeve arrin në afro 4.5 miliardë lekë në gjysmën e parë të këtij viti, nga 5.2 miliardë që ishte në 2019-ën. Megjithatë importet e produkteve blegtorale janë shumëfish më të larta se eksportet.

Kjo ndodh edhe për shkak të kufizimeve që ka vendi ynë në tregtimin e mishit, vezëve, bulmetit, etj jashtë kufijve, si rrjedhojë e mosgarantimit të sigurisë ushqimorë, pavarësisht nëse fermerët rrisin prodhimin apo jo. (scan)