Reklame:

Silazhi dhe rendesia e tij per blegtorine!

Gushti eshte muaji i zaireve per nje pjese te mire te trevave te shqiperise. Bolleku i madh qe ky muaj prodhon i ka vene amvisat ne pune qe te pergatisin edhe per stinen e dimrit. Pavaresisht kushteve tejet te ndryshme nga shume vite me pare ku mungesa e frigoriferit detyronte njerezit te gjenin zgjidhje natyrale si turshite, oshafkat apo frutat e thata deri tek pastermaja dhe reçelnat!

Blegtoria po keshtu ka kete muaj krijimin e nje baze ushqimore te shendetshme dhe shume te rendesishme  per kalimin e sezonit dimeror. Megjithe veshtiresite e medha qe ju krijon mungesa e subvencioneve apo disa ndryshime ligjore me karakter ekonomik si tvsh-ja dhe ajo qe ka koston me te larte karburanti per traktoret e zetoret i cili ka te njejtin çmim me mjetet e luksit, fermeret e ne veçanti ata te sektorit te blegtorise jane heronj!

Te ngelemi tek baza ushqimore si nje produkt baze per te trajtuar kafshet ne ferma per periudhen e dimrit. Disa zona jane me fat se kane mbulim me uje vadites dhe kjo e tregon dukshem ndryshimin ne bimen e misrit, si ne lartesi, ngjyre, peshe apo mbushje kalliri te misrit. Rezultati i kalon 120 – 150 kv per ha. Krejt e kunderta ndodh me ato toka ku uji ka vite qe nuk shkon e as qe mund te mendohet te kete rendimente!

 

Edmond Gjata ka nje experience 25 vjecare me blegtori dhe perpunim te qumeshtit. Me profesion veteriner fillimisht u mor me mbareshtrimin e lopeve por dhe nje menaxher shume i mire çka e beri te suksesshem ne perpunimin e qumeshtit dhe sot Deltadon dhe Ajka jane dy produkte cilesore me te cilat konsumatori eshte njohur dhe shijon prej vitesh markat e ketyre dy emrave.

Ne mes te gushtit teper te nxehte Mondi na shoqeron dhe shpjegon me shume pasion punen me te rendesishme qe ka ferma ne Kamçisht per momentin, silazhi apo koncetrati jane per lopet tamam si zairete e dimrit per njeriun.

 

Me dhjetra ha toke te mara me qera si dhe nje pjese e mire prej tyre me qellim bjellje per silazh jane bere praktika te njohura dhe kjo eshte rutine per Mondin, stafin e tij te punetoreve qe behen pjese e proceseve por edhe te menaxherit te kujdesshem dhe plot pasion Maksim Kuqit, daja i Momdit. Syri, mendja dhe veshi ne ferme, Maksi ndjek me kujdes çdo proces dhe lehteson ne maksimum gjithe stafin veçanerisht me gadishmerine ne infrastrukture ndihmese apo difekte te ndryshme qe natyrshem ka nje ferme me numer te madh kafshesh dhe mjetesh.

Mondi shpjegon se si krijimi i infrastruktures ka mare kosto te larte nder vite si rruga, energjia ne ferme por tashme edhe energjia per pompat vaditese. Meqenese e kisha mundesine per tokat qe i kam afer fermes kam investuar qe ti vadis me korent pasi me nafte ka nje kosto shume te larte. Keto investime sigurojne garanci qe Mondi tokat e zgjedhura per silazh ti mbjelle dy here. Ne vjeshte pas korrjes se misrit pasi punohen tokat mbillen me luljum, nje bar qe behet silazh i njome per pranvere siç shpjegon Mondi dhe qe bagetia ka nevoje biologjike per kete produkt ne kete stine.

Pasi korret luljumi ne prill ose maj toka serish punohet dhe mbillet miser hamullor sic e quajne fermeret ose miser per silazh. Ky miser duke qene se ka edhe nje kalli shume te plote e te mbushur me peshe siguron nje baze ushqimore te shendeteshme per sezonin dimeror. Per kete qellim Mondi po nderton nje tjeter ambjent per konservimin e silazhit me qellim rritjen e kapaciteteve ushquese si ne aspektin cilesor po ashtu te sigurise ushqimore per lopet por pse jo edhe modernizimin e ushqimit pasi e kam nje nga objektivat e mi per kete 5 vjecar.

Kur e pyesim per fabriken ku perpunohet qumeshti, Mondi pergjigjet me nje siguri te fituar nga experienca – Aty nuk ja kam merakun Ferdit, se ai ja ka mare doren shume mire dhe i jep drejtim puneve. Per fabriken do te flasim njehere tjeter me vone – shprehet Mondi – pasi tani jam ne faze investimesh dhe eshte pak rremuje ambjenti i jashtem.  Ferdi eshte vellai i Mondit teknolog dhe njohes shume i mire i teknologjive te perpunimit dhe prodhimit te nenprodukteve te qumeshtit.

Largohemi nga ferma e Mondit me nje kenaqesi te madhe nga puna dhe perfitimi ekonomik i saj duke mare me vete edhe sigurine qe te krijon zinxhiri ushqimor i nje cikli te mbyllur, ferme – prodhim – perpunim – shitje – konsumator. Ky eshte standarti per te cilin kemi nevoje.